Flash

Rama bën llogaritë me Damianin e dosjes "339": PS merr 74 deri në 78 mandate deputetësh

Lapsi.al 10 April 2021
Rama bën llogaritë me Damianin e dosjes "339": PS merr 74

Kryeministri Edi Rama është pritur me iso në Kuç, të cilën e cilëson si një majë të bekuar të Labërisë. Pasi shijoi ison e grupit polifonik, Rama u ul në një lokal aty pranë, ku bëri edhe parashikimet e zgjedhjeve të 25 prillit. Parashikimet Rama i shkroi në një mbulesë tavoline dhe doli në rezultatin se PS do të marrë 74-78, ndërsa nuk kanë munguar “thumbat” për presidentin Ilir Meta.

Edi Rama: Në 74 deri në 78, po bëni ky ndonjë tërmet të madh, shkojmë edhe 80 ne.

Qytetari: Po Ilir Meta do të japë dorëheqjen pastaj?

Edi Rama: Kështu ka thënë, eha sa gjëra ka thënë. Por ai është me hënë, kur ka qenë hëna mbarë kemi bërë punë të mira bashkë, por këtë herë është kthyer hëna mbrapsht dhe nuk po kthehet më mbarë.

Kukës 1, Dibër 3, Shkodër 4, Durrës, 8, Lezhë 3, Tirana 19, Elbasan 8, Korçë 6, Berat 5, Fier 10, Vlorë 9, Gjirokastër 3. Tani, jemi në rregull. U bëtë të gjithë si Luli. Tani, unë iu thash 74, deri në 78 tani. Këta zotërinj që ta dish ti, këtu, në zonën poshtë penalltitë i gjuajmë ne, ndonjë penallti është në shtyllë, rezultati final 74 deri 78.

Të këshilluara

6 të arrestuar për kanabis në Mat

Në vazhdën e operacionit të koduar “Gjoçaj”, Policia e Matit, ka vendosur në pranga 6 persona, duke e çuar në 8 numrin e përgjithshëm. Këta shtetas akuzohen për...

13:02

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI