Flash

Meta i përgjigjet Ramës: Deri më 26 prill do të jem në Vlorë ditë e natë, Damian Gjiknurin e ftova unë në darkë

Lapsi.al 10 April 2021
Meta i përgjigjet Ramës: Deri më 26 prill do të jem në

Presidenti i vendit, Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Rama për akuzat e bëra nga qyteti i Vlorës. Presidenti ka qenë i ashpër dhe nuk ka lënë mënjanë as kërcënimet. Ai tregon se ka ftuar për një darkë me gazetarët në Vlorë edhe Damian Gjiknurin por ai nuk ka pranuar.

Meta: Unë dje kam pasur një darkë me gazetarët e Vlorës informale. Pa përjashtuar asnjë. Në darkë ka qenë edhe Bujar Leksaj dhe Damian Gjiknuri. Zotin Damian e kam ftuar vetë pasi shpesh ai ka qenë I detyruar nga kryeministri për të shpifur ndaj takimeve në mia. Darka fokusin e kishte te transparenca e procesit zgjedhor dhe që të mos provokohet me shakara pa kripë që janë rrugaçëri. Të jetë i qetë edhe kryeministri. Deri në 26 Prill do jemi në Vlorë. Do jem ditën dhe natën. Janë të ftuar të rrinë me mua por çdo skenar do të jetë i papranueshëm. Të kuptojnë që në Vlorë nuk bëhet shaka. Unë e kuptoj pse e ka shqetësimin te Ilir Meta se Ilir Meta bën gjithçka për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dhe së dyti ai bën gjithçka për të shantazhuar opozitën. Diga kryesore për të mos përmbytur demokracinë ka qenë Ilir Meta. Kjo është betejë finale, për 100 vitet që vijnë e s’është betejë mes Metës e Ramës.

Meta e ka quajtur kreun e qeverisë “Kuisling”, një term që nënkupton atë person që vihet në shërbim të pushtuesit dhe që bashkëpunon me të kundër lëvizjes nacional çlirimtare të popullit të vet, ai që tradhton popullin e vet dhe i shërben pushtuesit, tradhtar me damkë”.

Meta: Rama është ‘kuisling’, po përdoret nga armiqtë e Shqipërisë që të nxjerrë në shitje atë që ka ngelur pa u shitur nga pasuritë e shqiptarëve e t’i zëvendësoje vlonjatët me bangladeshas. Së pari ka pasur vaksina plot në pritje. Ai nuk ka këtë shqetësim. AlbControll ka pasur 10 muaj që ka bërë kërkesë. Marrjen e ushtrisë e bëri për të treguar se mund të bëjë çdo gjë. Në zgjedhjet e vitit 2017 Ilir Meta nuk ishte president. Tani Ilir Meta është president. Presidenti është ushtari i parë i Republikës. Mos të provokojë Vlorën. Ai është mësuar të korruptojë burra që turpërojnë edhe fjalën nga hallet dhe pamundësitë, burrat me vese që turpërojnë familjet e tyre por duhet ta dijë që më 25 Prill do e marrë përgjigjen nga vajzat dhe nënat shqiptare që nuk duan më të jetojnë në një vend të mrekullueshëm me qytetarët e botës që kërkon të sjellë Edi Rama dhe kërkon t’i largojë prapë pasi të mësojnë gjuhën shqipe, për të cilën jemi krenarë. Fajin e ka Rama që i shërben mafias ndërkombëtare. Përgjigjen do ta marri më 25 prill.

Presidenti Meta, me tone të larta u shpreh se do të jetë kudo në terren, por në radhë të parë do të jetë në Vlorë, pasi, sipas tij, është qendër e të gjithë shqiptarëve.

Meta: Presidenca do të jetë kudo, edhe në terren. Por në radhë të parë do të jetë në Vlorë, sepse është qendër e të gjithë shqiptarëve dhe meriton të japë shembullin e standardeve të zgjedhjeve.

Të këshilluara

6 të arrestuar për kanabis në Mat

Në vazhdën e operacionit të koduar “Gjoçaj”, Policia e Matit, ka vendosur në pranga 6 persona, duke e çuar në 8 numrin e përgjithshëm. Këta shtetas akuzohen për...

13:02

Digjet në mesnatë një automjet në Vlorë

Pak para mesnatës së djeshme një makinë në lagjen “24 Maji”, në Vlorë është përfshirë nga flakët dhe është djegur pjesërisht. Policia njofton se ngjarja ka ndod...

11:21

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI