Flash

Basha: Do ta rikthejmë universitetin në Dibër, mos ia hapni më derën së keqes!

Lapsi.al 10 April 2021
Basha: Do ta rikthejmë universitetin në Dibër, mos ia hapni

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është pritur nga qindra e qindra qytetarë në Peshkopi dhe ka mbetur i befasuar para një entuziazmi aq të madh të cilin e quajti “uragan”. Në sheshin e qytetit, Basha ka marrë një zotim të fortë për të rikthyer aty filialin e universitetit, të cilin ua mbylli qeveria “Rama”.

“Ballë përballë jeni ju, shumica dërrmuese e dibranëve, demokratë e socialist të këtu së bashku, kundër Shqipërisë së terrorit, frikës dhe arrogancës qeveritare, - tha Basha. - Është Dibra dhe Shqipëria e shpresës, e besimit, e ndryshimit, e fitores! Së shpejti do ta rimarrë vendin që i ka takuar prehistorisë dhe mençurisë dibranëve në çdo fushë, duke nisur me rihapjen e filialit të Universitetit këtu në Peshkopi. Me të drejtë është krenari kombëtare e mençurisë që siç e tha dhe një nga intelektualët më të shquar dibranë, Dibra ka qenë universitet para se të kishte universitet, e pra, do ta kthejmë prapë universitetin.

Arsimin, shtyllën e të ardhmes së fëmijëve tanë. Ndaj, e kotë është t’ju pyes pas 8 vitesh lëngatë edhe dimri, pas 8 vitesh premtimesh të pambajtura, grabitjesh dhe dështimesh, do t’ja hapni më derën të keqes? A do t’ia hapni më derën të keqes? A do t’i themi të gjithë bashkë të keqes ik? Së bashku t’i prijmë ndryshimit që kërkon Dibra dhe gjithë Shqipëria.

Ndryshimi në ekonomi, ndryshimi për sipërmarrësit e vegjël, ndryshimi për investimet huaja, ndryshimit në arsim dhe në shëndetësi, ndryshimin për fermerin duar artë Dibranë dhe prodhimet e tij. Ndryshimin që prisni nga unë dhe ekipi im, ndryshimi që meritoni, Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian. Zoti ju bekoftë ju dhe Dibrën. Zoti e bekoftë Shqipërinë. Fitore!” përfundoi Basha.

Të këshilluara

Digjet në mesnatë një automjet në Vlorë

Pak para mesnatës së djeshme një makinë në lagjen “24 Maji”, në Vlorë është përfshirë nga flakët dhe është djegur pjesërisht. Policia njofton se ngjarja ka ndod...

11:21

Covid i merr jetën gazetares nga Shkodra

Një tjetër gazetare shqiptare ka humbur betejën me Covid-19. Gazetarja nga Shkodra, Anila Dushi, nuk ka arritur ta fitojë këtë luftë me virusin, duke u ndarë ng...

09:12

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI