Flash

OBSH nuk rekomandon imunizimin me dy lloje vaksinash

Lapsi.al 10 April 2021
OBSH nuk rekomandon imunizimin me dy lloje vaksinash

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nuk rekomandon imunizimin kundër COVID-19 me dy lloje të vaksinës.

Zëdhënësja e OBSH-së, Margaret Harris i tha agjencisë DPA se nuk ka ende të dhëna të mjaftueshme mbi rreziqet e mundshme, nëse një person merr dozën e parë të vaksinës AstraZeneca ndërsa të dytën të ndonjë prodhuesi tjetër.

Në deklaratat e saj, Harris iu referua një rekomandimi paraprak të një paneli ekspertësh të OBSH-së të bërë në muajin shkurt.

Sipas atij rekomandimi të dyja dozat duhet të injektohen nga e njëjta vaksinë.

Ekspertët kanë bërë thirrje për më shumë hulumtime për të kontrolluar përdorimin e një përzierjeje të vaksinave.

Në Gjermani, ekziston një farë presioni për të përdorur një lloj të tillë imunizimi, pasi personat nën 60 vjeç nuk po marrin më vaksinën AstraZeneca, për shkak të frikën nga rreziku i mpiksjes së gjakut.

Sipas ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn, megjithatë, 2.2 milionë qytetarë nën 60 vjeç kanë marrë tashmë një dozë të vaksinës AstraZeneca.

"Pa të dhëna të mjaftueshme për rreziqet e mundshme, nuk duhet të ketë vaksinim të dytë me vaksina të tjera", tha Eugen Brysch, anëtar i bordit të Fondacionit Gjerman për Mbrojtjen e Pacientëve. /REL

Të këshilluara

Covid i merr jetën një tjetër mjeku

Një tjetër humbje është shënuar ditën e sotme në radhët e bluzave të bardha. Adhon Polena, ka ndërruar jetë nga Covid në moshën 75 vjeçare. Mjeku mësohet se ka ...

20:22

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI