Flash

Tronditet Athina, ekzekutohet gazetari i njohur investigativ (FOTO)

Lapsi.al 9 April 2021
Tronditet Athina, ekzekutohet gazetari i njohur investigativ (FOTO)

Një gazetar investigativ grek është qëlluar dhe vrarë pranë shtëpisë së tij në Athinë. George Karaivaz, një gazetar veteran i transmetuesit privat Star TV, ishte i mirënjohur për grekët për mbulimin e tij të ngjarjeve të rendit, ligjit dhe policisë. Një zëdhënës i qeverisë tha se vrasja i kishte “tronditur të gjithë.”

“Autoritetet tashmë po hetojnë për të arrestuar autorët dhe për t’i sjellë para drejtësisë,” tha Aristotelia Peloni.

Policia tha se Karaivaz u qëllua pasditen e sotme nga një breshëri plumbash nga dy persona me motor, afër shtëpisë së tij në Alimos, në jug të Athinës. “Në vendin e ngjarjes u gjetën 12 gëzhoja plumbash,” tha një zyrtar i policisë. Policia shtoi se sulmi ishte planifikuar me kujdes. “Ishte një sulm profesional,” tha zyrtari i policisë, i cili foli në kushte anonimiteti.

Me një karrierë që zgjati dekada, Karaivaz punoi për disa gazeta greke dhe media transmetuese, dhe gjithashtu drejtoi blogun e lajmeve bloko.gr. Sipas raporteve, Karaivaz ishte i martuar dhe kishte një fëmijë. Ndërsa zyrat e medieve greke janë në shënjestër të sulemeve me bomba zjarri dhe vandalizmi, vrasjet e gazetarëve janë zakonisht të rralla, raporton The Guardian.

Të këshilluara

Kosova ashpërson masat antiCovid

Qeveria e Kosovës vendosi këtë javë masat e reja anti-covid dhe një nga to ishte mbyllja e bareve dhe restoranteve dhe qendrave tregtare. Në vendimin e Qever...

17:48

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI