Flash

Meta: Mbyllja e perspektivës për të rinjtë është rrënja e shpopullimit të Shqipërisë

Lapsi.al 9 April 2021
Meta: Mbyllja e perspektivës për të rinjtë është

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar në rrjetin social “Facebook” për nivelin e lartë papunësisë tek të rinjtë.

Referuar studimeve dhe shifrave të raportuara nga INSTAT se 1 në 4 të rinj të grupmoshës 15-24-vjeç nuk janë as shkollë dhe as në punë, Meta thotë se situata është dramatike.

Gjithashtu a thekson se kjo është një arsye se përse 25 prilli është referendum kombëtar, për çeljen e perspektivës për brezin e ri dhe frenimin e shpopullimit të vendi.

"Mbyllja e perspektivës për të rinjtë është rrënja e shpopullimit të Shqipërisë.

Vendi ynë ka treguesit më të lartë të mosarsimimit dhe të mospunësimit të rinisë në Europë dhe në rajon.

Sipas INSTAT më shumë se 1 në 4 të rinj të grupmoshës 15 – 24 vjeç nuk janë as në shkollë dhe as në punë.

Një dramë e vërtetë për familjet shqiptare. Ndërkohë që në Europë dhe përafërsisht edhe në rajon vetëm 1 në 10 veta të kësaj grupmoshe nuk i përkasin kësaj kategorie.

Për këtë arsye 25 prilli është referendum kombëtar, për çeljen e perspektivës për brezin e ri dhe frenimin e shpopullimit të vendit", shkruan Meta në Facebook..

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI