Flash

Aktivistët për mbrojtjen e Teatrit i dhurojnë maketin Bashës: Mbajeni në zyrë për të realizuar qëllimin e përbashkët

Lapsi.al 9 April 2021
Aktivistët për mbrojtjen e Teatrit i dhurojnë maketin

Aktivistët për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar i dhuruan Lulzim Bashës një maket të godinës që u shemb.

Dhurata është prezantuar nga regjistori Robert Budina që i ka kërkuar Bashës ta mbajë në zyrë maketin për të realizuar qëllimin e përbashkët.

I theksons e kultura do të jetë ambasadori më i mirë i Shqipërisë për anëtarësimin në BE teksa ka akuzuar Ramën si sulmues të artistëve edhe pse vinte nga fusha e kulturës.

”Kemi një dhuratë për liderin e opozitës, Lulzim Basha. Maket i teatrit i prodhuar nga arkitektët. Përmasat janë marrë gjatë 3 viteve të protestës. Mbajeni në zyrë për të realizuar qëllimin e përbashkët. Rikthimi i Teatrit është edhe rikthim i vlerave qytetare dhe të kulturës. Të rikthehet. Me rikthimin e tij do jetë dhe rikthimi i vlerave dhe kulturës. Kultura do të jetë ambasadori më i mirë i Shqipërisë për anëtarësimin në BE. NE u sulmuam nga një kryeministër që vjen nga fusha e kulturës.

Kemi mbërritur në ditën që Teatri mos ndërtohet dhe këtutë ngrihen vlerat e korrupsionit. Për këtë kemi mbështetjen e Europës. Ju uroj ta mbani në zyrë.’- u shpreh Budina.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI