Flash

Policia arreston 6 persona në Tiranë, jep detaje

Lapsi.al 9 April 2021
Policia arreston 6 persona në Tiranë, jep detaje

Gjashtë persona janë arrestuar në Tiranë në 24 orët e fundit për vepra të ndryshme penale.

Mes tyre, një 24-vjeçari iu gjet një sasi lëndë kanabisi në banesë, ndërkohë një tjetri kokainë në mjet. Një 21-vjeçar u arrestua në Vorë për vjedhje, ndërkohë për në rrugën ‘’Veli Vedi’’ pas një sherri të dhunshëm janë shpallur në kërkim dy autorët që goditën me thikë e sende të forta dy të tjerë.

Një 27- vjeçar më tej u arrestua pasi drejtonte mjetin pa leje përkatëse ndërsa edhe dy të tjerë u kapën duke i dhënë mjetin në gjendje të dehur.

Detaje nga policia: 

Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

A.L., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së tij iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar kanabis. Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë shtetasi R. Xh., për veprën penale “Moskallëzim i krimit” ;

K.B., 29 vjeç, pasi sherbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” kanë ndaluar për kontroll mjetin me drejtues A. D., dhe pasagjer shtetasit K. B dhe K. H. Gjatë kontrollit fizik të shtetasit K.B., iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar kokainë. Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë edhe shtetasit A. D dhe K. H., për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Nga specialistët e Komisariatit të Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. L., 21 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

E.Sh., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ;

L.G., 53 vjeç dhe Xh. K., 28 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Më datë 08.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasve B. I(B)., 29 vjeç, dhe M. B., (B), 26 vjeç, sepse në rrugën “Veli Dedi”, për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin V. Ç, 34 vjeç, dhe me sende të forta shtetasin E. Sh., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen dhe shoqërimin e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI