Flash

Meta: Pse Ramën e tmerrojmë unë dhe Berisha dhe jo Basha

Lapsi.al 8 April 2021
Meta: Pse Ramën e tmerrojmë unë dhe Berisha dhe jo Basha

Presidenti i Republikës Ilir Meta thotë se ka një arsye që kryeministri Edi Rama e ka bazuar fushatën në sulme ndaj tij dhe ish-kryeministrit Sali Berisha dhe jo ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha.

“Kryeministri Rama është i tmerruar nga personaliteti im dhe i zotit Berisha, por ngaqë i njoh dhe të gjithë politikanë e tjerë në këto 30 vite për shkak të eksperiencës.

Kuptohet që zoti Berisha është një nga personalitet më të politikën shqiptare dhe zoti Rama nuk mund të ndërtoj dot raporte partneriteti me të tjerët, qoftë me kundërshtarët apo ata që mund të ketë në koalicion. Partneriteti është i llojeve të ndryshme bazuar mbi disa parime, mbi disa norma. Ai ka gjithmonë marrëdhënie të tilla të cilat kanë të bëjnë thjeshtë me raportin me pushtetin.

Kur ai ka pushtet dhe mendon që të tjerët janë nën pushtetin e tij ka marrëdhënie të shtypjes të vendosjes së çizmes në qafën e vartësve.

Jo nuk e shqetëson sepse personalitet i zotit Basha është një personalitet i një politikani në Bashkimin Europian. Zoti Rama, si një politikan tipik i modelit lindor autoritar, i stilit bizantin, i cili përmbysur gjithë rregullat e lojës”- tha Meta në Syri TV ku komentoi edhe ndërprerjen e fluturimeve në aeroportin e Rinasit.

“Nuk ekziston çështja e aeroportit, është e sajuar. Une i kam bere te qarte se per shkak te pandemise, paga dhe trajnimi duhet ti pershtatet kesaj situate. Nuk jam dakort me lenien e detyres. Ka pasur mungese vullneti per nje zgjidhje sepse edhe me heret jane konstatuar probleme te menaxhimit te ketij institucioni, qe nuk kane marre pergjigje. Populli shqiptar nuk do te zëvendësohet me popuj të huaj, por do jetë zot në vendin e vetë dhe në tokën e tij, ky vend do ketë fëmijë dhe të ardhme” – tha Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Berat Buzhala: Rrëzojeni Edi Ramën!

Edi Rama është kryeministri i vetëm në botë, që, kur të vdesë, – i urojmë jetë të gjatë – gazetari që do ta ketë për nder që të shkruajë ndonjë fjalë për jetën ...

19:27

Merr zjarr një banesë në Patos

Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të enjteje në lagjen Grizë të Patosit. Mësohet se ka rënë zjarr në banesën e një 82-vjeçari. Parapraki...

19:06

317 raste të reja me Covid dhe 6 humbje jete

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 317 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 ...

18:14

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI