Flash

Rama: Një pjesë e kontrollorëve të Rinasit janë kthyer në punë

Lapsi.al 8 April 2021
Rama: Një pjesë e kontrollorëve të Rinasit janë kthyer

Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën e ngërçit të krijuar në Rinas një ditë më parë, ku ka theksuar se tashmë situata është zgjidhur dhe nesër pritet që puna të vijojë normalisht. Ndër të tjera ai ka bërë me dije se pas komunikimit me ministren është arritur që një pjesë e tyre të kthehen nesër në punë.

“Çështja mund të diskutohet por është një çështje e zgjidhshme tashmë dhe sot kanë filluar fluturimet esenciale dhe nesër vijojnë normalisht. Ne nuk jemi gjendur gafil kemi pasur informacion në lidhje me këtë dhe kemi bërë përpjekje për ti sjellë në vete ato që i hynë kësaj ndërmarrje marrëzie të shtyrë dhe të orkestruar.

Ministrja deri në fund ka qenë në komunikim me të dhe ne menjëherë kemi vënë në zbatim planin e hartuar. Pas thirrjes së bërë nga unë dhe nga ministrja një pjesë e tyre janë rikthyer por kjo punë nuk mbaron me kaq pasi do të bëhet një proces i vëmendshëm. Kemi pasur përgjigje nga kontrollorët e Turqisë dhe kemi dhe një grup tjetër nga Greqia që pritet të vijë nesër në vendin tonë”, - ka thënë Rama në emisionin Log. në ABC.

Të këshilluara

Berat Buzhala: Rrëzojeni Edi Ramën!

Edi Rama është kryeministri i vetëm në botë, që, kur të vdesë, – i urojmë jetë të gjatë – gazetari që do ta ketë për nder që të shkruajë ndonjë fjalë për jetën ...

19:27

Merr zjarr një banesë në Patos

Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të enjteje në lagjen Grizë të Patosit. Mësohet se ka rënë zjarr në banesën e një 82-vjeçari. Parapraki...

19:06

317 raste të reja me Covid dhe 6 humbje jete

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 317 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 ...

18:14

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI