Flash

Merr zjarr një banesë në Patos

Lapsi.al 8 April 2021
Merr zjarr një banesë në Patos

Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të enjteje në lagjen Grizë të Patosit.

Mësohet se ka rënë zjarr në banesën e një 82-vjeçari. Paraprakisht, policia njofton se dyshohet që zjarri të ketë rënë aksidentalisht nga oxhaku u ndezur në banesë.

Policia dhe shërbimi zjarrëfikës ndodhen në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Patos/Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:00, në lagjen Grizë, Patos, në banesën e shtetasit M. C., 82 vjeç, ka rënë zjarr.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht nga oxhaku i ndezur në banesë.

Nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Shërbimi zjarrfikës dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

Të këshilluara

317 raste të reja me Covid dhe 6 humbje jete

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 317 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 ...

18:14

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI