Flash

Sekretari Amerikan i Shtetit letër Albin Kurtit: Kosova të përfshihet në dialogun me Serbinë, hap esencial për avancimin e Kosovës drejt BE

Lapsi.al 8 April 2021
Sekretari Amerikan i Shtetit letër Albin Kurtit: Kosova të

Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, nëpërmjet një letre drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i ka kërkuar përshfirjen e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë.

Në letër, Bliken thekson që ky proces të kalojë pa vonesa dhe të jetë i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe SHBA.

Shefi i politikës së jashtme të SHBA se në fokus të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë njohja reciproke, që sipas Blinken është esenciale për avancimin e Kosovës në rrugën e BE.

Më tej ai shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mirëpritur formimin e qeverisë së re dhe se presin të punojnë ngushtë për të siguruar, siç ka thënë ai, që Kosova sovrane, e pavarur, shumë-etnike dhe demokratike të zë vendin e saj si partner i barabartë në familjen euro-atlantike.

Sekretari Blinken ka thënë se i kanë mirëpritur zotimet e kryeministrit Kurti për luftimin e korrupsionit, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe rikuperimin nga pandemia COVID-19, si edhe përpjekjet e tij për realizimin e aspiratave të popullit të Kosovës.

Të këshilluara

Nis riparimi i autostradës Tiranë-Durrës

Kanë nisur ditën e sotme punimet për riparimin e autostradën Tiranë-Durrës. Lajmi është konfirmuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, ku me anë të një njoftimi ...

12:27

Vetëvritet me armë zjarri një 77-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në Fushë-Milot,Kurbin. Në banesën e tij dyshohet së është vetëvrarë me armë gjahu shtetasi Taf Kasmi,...

11:35

Taylor Swift një këngë për Joe Jonas

Taylor Swift ka publikuar së fundmi këngën “Mr. Perfectly Fine”, që flet për ndarje dhe është shkruar në vitin 2008. Në kohën kur është shkruar kënga, Taylor ka...

10:57

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI