Flash

Taylor Swift një këngë për Joe Jonas

Lapsi.al 8 April 2021
Taylor Swift një këngë për Joe Jonas

Taylor Swift ka publikuar së fundmi këngën “Mr. Perfectly Fine”, që flet për ndarje dhe është shkruar në vitin 2008. Në kohën kur është shkruar kënga, Taylor ka qenë në një lidhje me Joe Jonas, ndaj të gjithë e përkthyen si një dedikim për ish-in. Mirëpo do thoni ju si e priti bashkëshortja e Joe, Sophie Turner, këtë fakt?

Sophie ka treguar se e pëlqen shumë këngën dhe siç duket asaj nuk i inetereson fare historia për të cilën flet kënga. Ajo ka ndarë këngën e Taylor në Instagram dhe ka treguar se është fiksuar pas saj. Postimin e saj e ndau edhe Taylor në Instagram, e cila shkroi: “Përgjithmonë e ulur në gjunjë para Mbretëreshës së Veriut”, duke ju referuar një pseudonimi për rolin e saj në “Game of Thrones”, Sansa Stark.

Taylor Swift (ndoshta) i dedikoi këngë ish-it, Joe Jonas:

Veprimi i Sophie i ka habitur të gjithë, duke qenë se dyshimet ishin të forta se kënga i dedikohej bashkëshortit të saj. Ndërkohë që Taylor nuk e ka konfirmuar ende se Jonas ka qenë muza e saj misterioze, por në një postim në Twitter ajo ka bërë të ditur se kënga “Mr. Perfectly Fine” është bazuar në një histori të vërtetë, ndryshe nga këngë të tjera që janë bazuar në trillim.

Swift dhe anëtari i Jonas Brother ka qenë në një lidhje nga korriku deri në tetor të vitit 2008.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI