Flash

Kur do rinisin fluturimet? Balluku nuk di ta thotë një përgjigje

Lapsi.al 7 April 2021
Kur do rinisin fluturimet? Balluku nuk di ta thotë një përgjigje

Ministrja e infrastrukturës dhe Energjisë ka folur në “Opinion” për bllokimin e aeroportit të Rinasit, pasi kontrollorët e trafikut ajror deklaruan paaftësi të përkohshme.

Balluku pranoi uljen e pagave të kontrollorëve duke thënë se ky vendim ka ardhur për shkak të pasojave të ardhura nga pandemia COVID-19.

Ministrja mohoi që kontrollorëve iu është kërkuar dorëheqja, por është ulur rroga për shkak se aviacioni është një ndër fushat më të goditura nga pandemia.

Balluku nuk dha një përgjigje të qartë se kur do të rinisin fluturimet, por tha se tashmë është ngritur një task-forcë për të zgjidhur ngërçin e krijuar në aeroport.

“Në vitin 2020 nuk është investuar asnjë qindarkë në aviacion, pasi nuk ka pasur para, pasi përdoruesit e hapësirë janë ata që konribuojnë me para, kurrë shteti shqiptar nuk i ka dhënë një qindarkë AlbControlit për funksionim, pasi ky është dhe parimi i aderimit tonë, shtetet qëndrojnë larg navigimit ajror. Navigimi ajror automenxhohet. Kryetari i bordit 230 mijë lekë të vjetra, ndërkohë anëtarët marrin 190 mijë lekë të vjetra, nëse doni që të ulim pagën e tyre atëherë t’ia sugjerojmë AlbControlit. Anëtarët e bordit nuk janë paguar për 6 muaj se janë mbajtur nga shtetit. Janë pritur disa herë dhe janë ulur me drejtuesit e institucionit të tyre. Ideja qe qenkan ulur më 16 mars me kërkesë të ambasadës amerikane është një gënjeshtër e madhe dhe unë i kërkoj ndjesë në emër të shtetit ambasadës amerikane se nuk kanë ndërhyrë asnjëherë. Ka një material të mirëfillt që ka qarkulluar në media, askush nuk iu ka thënë se do të largoheni nga puna. Fatmirësisht që drejtoria e ka regjistruar në audio dhe personat prezent në mbledhje kanë qenë në dijeni dhe më pas iu janë shpërndarë me email. Këtu është hapur një çështje civile nga ana e kontrollorëve ajror. Këtu është një grup që konteston një ndryshim që ka ardhur për shkak të pandemisë dhe jo se kishim qejf ne.”-tha Balluku.

Kur do të fillojnë fluturimet?

“Ne kemi ngritur një task forcë, kemi kontaktuar disa nga bashkëpunëtorët tanë kyç, kam lajmëruar dhe aleatët kështu që do marrim masën, por më falni nuk mund ta ndaj me ju.”-tha Balluku./Opinion.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI