Flash

FNSH merr në kontroll aeroportin, çfarë po ndodh me fluturimet

Lapsi.al 8 April 2021
FNSH merr në kontroll aeroportin, çfarë po ndodh me fluturimet

Puna në aeroportin e Rinasit vijon të jetë e pezulluar. Gazetarja Erjola Jata raportoi nga aeroporti ndërkombëtar se FNSH ndodhen në ambientet e Rinasit.

“65 kontrollorët që me tre turne udhëhiqnin kontrollin në kullën e vrojtimit nuk ndodhen sot në kullë duke bërë që fluturimet në aeroportin e vetëm ndërkombëtar që ka Shqipëria të mos realizohen. FNSH ka marrë në kontroll aeroportin.

Në faqen e TIA-s janë anuluar disa fluturime, për në Itali, Dubai apo Beograd. Nuk janë anuluar të gjitha fluturimet në mbërritje për orët në vijim, çka do të thotë se mund të ketë ndryshime në orët në vijim. Pritet një deklaratë e ministres Balluku, nëse do të ketë një marrëveshje apo normalizim të situatës”, raportoi gazetarja.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI