Flash

Basha nga Cërriku: Sot Rama duhej t’i thoshte çdo shqiptari më fal e të largohej

Lapsi.al 8 April 2021
Basha nga Cërriku: Sot Rama duhej t’i thoshte çdo shqiptari

Lulzim Basha ishte sot në Cërrik, ku u prit me entuziazëm nga qytetarët, që thërrisnin 'Rama ik’ dhe ‘fitore’.

Lideri i opozitës theksoi se në këto momente Rama duhet të kishte vetëm dy fjalë për shqiptarët: “më fal dhe të largohej”.

Në këto vite të vështira për Cërrikun dhe Shqipërinë jemi takuar në momente dramatike për familjet tuaja, mbaj mend takimet në atë lokal aty kur vendosi të rriste cmimin e energjisë në 2014. Mbaj mend takimin në lokalin tjetër atje pasi rriti cmimin e naftës, kur hoqi familjet nga ndihma ekonomike, shpunësoi mijëra baballarë e nëna pa pyetur as për ta e as për fëmijët e tyre.

8 vite dështim e papunësi, premtime të pambajtura, sot një njeri në pozitën e tij duhet të kishte vetëm dy fjalë në gojën e tij e të largohen ti thoshte cdo shqiptari më fal e të largohej, por Edi Rama dy herë ka ardhur në dyert tuaja e ka trokitur e është futur përdhunshëm brenda e ka shkatërruar familjen, shtëpitë, ekonomitë tani po vjen për herë të tretë, do e hapni derën?

Kudo nëpër Shqipëri, dëgjoj, ndiej, prek vendosmërinë e shqiptarëve për ndryshim, fjalët që dëgjoj më shumë janë dy, nuk durohet më, një orë e më parë, mezi po e presim 25 prillin. Tani është në dorën tonë dhe me të vërtetë tani është në dorën tuaj. Bashkë për ndryshim”, tha Basha.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI