Flash

Rama: Mund të zgjerohet orari i lëvizjes në muajin e Ramazanit

Lapsi.al 9 April 2021
Rama: Mund të zgjerohet orari i lëvizjes në muajin e Ramazanit

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se mund të ketë një zgjerim të fashës orare gjatë muajit të Ramazanit, që fillon më 13 prill. Ai tha se i ka bërë një kërkesë Komitetit Teknik të ekspertëve për zgjerimin e fashës së orarit deri në orën 22:00.

“Sot akoma ka njerëz që ankohen pse nuk shtyhet ora policore dhe pse është deri në orën 20:00 një gjë është pak por është e sigurt vaksinimi duhet të shoqërohet me distancim ndaj reagoj ndaj dasmave të infektimit të opozitës pasi çdo orë që fitojmë zot do na vlejë shumë nesër. Me vaksinimin e mësuesve është bërë një hap i rëndësishëm para. Fillon Ramazani dhe një pjesë e ritualit të Ramazanit e dimë që ka një ritual që është në orën 22:00. Ministri turk po më thoshte se për shkak të Ramazanit mund të kishte një shtrëngim, ndërsa unë kam bërë një gjë ndryshe mendoj se mund të kemi një lëshim. I kam kërkuar që ta konsiderojnë mundësinë që për shkak të ramazanit ne ti japim besimtarëve një frymëmarrje dhe nga kjo do të përfitojnë edhe qytetarët e tjerë, por duhet të jemi të kujdesshëm dhe nuk duhet që ta sabotojmë veten. Sezoni turistik do të jetë i lehtësuar”, - tha Rama.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka lënë në fuqi të njëjtat masa anti-COVID që kanë qenë më parë të paktën edhe për dy javë të tjera. Pjesë e masave është ndalimi i grumbullimeve të më shumë se 10 personave, universitetet dhe gjimnazet online (me përjashtim të maturantëve)dhe ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI