Flash

Basha: Pas 25 prillit qeveria ime do sjellë vaksina të certifikuara në BE

Lapsi.al 8 April 2021
Basha: Pas 25 prillit qeveria ime do sjellë vaksina të certifikuara

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i ftuar në studion e emisionit “Real Story” në “News 24”, foli për vaksinat dhe pandeminë në tërësi. Ai tha se qeveria nuk e ka menaxhuar mirë situatën e pandemisë në vend, pasi sipas liderit demokrat, shumë familje janë shkatërruar financiarisht nga kostot e kurimit në shtëpi.

Ai tha se pas 25 prillit, nëse PD do të vijë në pushtet, ekspertët shqiptarë së bashku me 5 ekspertë perëndimorë do të monitorojnë situatën dhe do të bëjnë vlerësimet e tyre. Po ashtu ai shtoi se procesi i vaksinimit në vend do të vijojë me vaksina të certifikuara nga Bashkimi Evropian.

“Kemi mijëra familje që kurojnë të dashurit e tyre pa rimburism. Njerëzit e kanë kuptuar që kemi ardhur në këtë pikë sepse ky kryeministër se ka pasur në prioritet COVID-in. Me ndihmën e ekspertëve të huaj, të shohim çdo bëjmë pas 25 prillit. Çift të moshuarish, me të dyja vajzat emigrante i kishin zënë COVID-i të dy, 2 milionë e gjysmë ishte shifra.

Paratë e buxhetit nuk do i çojmë në një grusht njerëzish, po do i çojmë tek njerëzit. Ne kemi një ekip ekspertësh të fushës, ata kanë munguar në krahë të qeverisë dhe janë në debat me qeverinë. Ata na kanë siguruar ekspertizë me lidhjet e tyre evropiane, por edhe ne kemi siguruar katër ekspertë perëndimorë, në mënyrë që qeveria e ardhshme të përballojë me shpejtësi sigurimin e vaksinave për të vijuar vaksinimin.

Ka një problem, mungesa e transparencës. Asnjë nuk e di si erdhi partia e parë e vaksinave. Nuk e dimë, asnjë nuk e di. Nuk kam parë një kontratë, diçka që ti japë transparencën minimale. Unë s’jam i fushës, unë di të drejtoj. Parimi i parë është që njerëzve t’i japësh siguri dhe besueshmëri tek procesi. E ka detyrë kryeministri të sjellë vaksinat, sepse ato po paguhen nga paratë e taksapaguesve.

Por ai refuzon të thotë se ku i ka gjetur këto vaksina. Transparenca është zero, ndryshimi më 25 prill, është që do të kemi transparencë totale. Vaksinat do të jenë të certifikuara nga BE. Tani faktikisht, shqetësimi i ekipit tim, ekspertëve të huaj, është mungesa e transparencës, edhe këto dy javë është detyrë e kryeministrit të bëjë transparencë. Shtypi ka bërë fjalë për viktima pas bërjes së vaksinës.

Në këtë televizion vetëm tre gazetar kanë bërë vaksinën, kështu më është thënë. Garancia që unë jap nesër, është që me vaksinimin dhe me çdo çështje që kanë të bëjnë me sferën publike, qeveria e ardhshme s’do të bëjë lojëra, por transparencë, me padronët e vërtetë që janë njerëzit”, - u shpreh Basha.

Të këshilluara

Berat Buzhala: Rrëzojeni Edi Ramën!

Edi Rama është kryeministri i vetëm në botë, që, kur të vdesë, – i urojmë jetë të gjatë – gazetari që do ta ketë për nder që të shkruajë ndonjë fjalë për jetën ...

19:27

Merr zjarr një banesë në Patos

Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të enjteje në lagjen Grizë të Patosit. Mësohet se ka rënë zjarr në banesën e një 82-vjeçari. Parapraki...

19:06

317 raste të reja me Covid dhe 6 humbje jete

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 317 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 ...

18:14

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI