Flash

A do të pranojë PD rezultatin e zgjedhjeve/ Përgjigjet Lulzim Basha

Lapsi.al 9 April 2021
A do të pranojë PD rezultatin e zgjedhjeve/ Përgjigjet Lulzim

Zëvendës-ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Mattheë Palmer, para disa ditësh, në një bisedë virtuale me përfaqësuesit më të lartë të politikës shqiptare, bëri thirrje për zgjedhje të lira e të ndershme dhe pranim të rezultatit të tyre, pavarësisht kush shpallet fituesi.

Kjo pyetje, iu bë kryedemokrati Lulzim Basha në studion e “Real Story dhe Basha u përgjigj se të gjitha kërkesat e partnerëve do të zbatohen, por shtoi se më 25 prill, shqiptarët do të kërkojnë ndryshimin.

“Pa pikë diskutimi bejtja jonë për standardet zgjedhore, mesazhet e Palmer, e Kim, konvergojnë në një pikë, Shqipëria duhet të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, është mundësia e fundit për të kapur trenin Evropian. Zgjidhjet do të vijnë për shqiptarët, ju garantoj që më 25 prill me daljen masive të shqiptarëve më 25 prill, nevojën e shqiptarëve për ndryshim, ndjesia që 4 vite më shumë se këto tetë vite është shkatërrimtare, siç është dhe shpresa që ne e kemi fuqinë të ringrihemi dhe të ecim përpara. Unë do e bëj këtë si kryeministër i përgjegjshëm. Angazhimet e këtij plani, që mundësojnë hapjen e Shqipërisë drejt Evropës, nëse këto angazhime nuk përmbahen, nuk kërkoj mandat të dytë”, - tha Basha.

Të këshilluara

Berat Buzhala: Rrëzojeni Edi Ramën!

Edi Rama është kryeministri i vetëm në botë, që, kur të vdesë, – i urojmë jetë të gjatë – gazetari që do ta ketë për nder që të shkruajë ndonjë fjalë për jetën ...

19:27

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI