Flash

Bllokimi i aeroportit/ Prokuroria kërkon burg për dy kontrollorët ajror të Rinasit

Lapsi.al 9 April 2021
Bllokimi i aeroportit/ Prokuroria kërkon burg për dy kontrollorët

Prokuroria ka kërkuar arrest shtëpie për kontrolloren ajrore Flora Ndreca e cila u arrestua për shkak të bojkotit të punës. Ndërkohë për dy të arrestuarit e tjerë, Armando Fezga dhe Muhin Mezini, është kërkuar arrest me burg. Seanca për dhënien e masës së sigurisë pritet të zhvillohet ditën e nesërme në orën 08:30. Për tre kontrollorët ajror të “AlbControl” rëndon e njëjta akuzë, ajo e shpërdorimit të detyrës.

Nga hetimet e prokurorisë, rezulton se në bisedat e kryera nga tre të arrestuarit, rezulton se Muhin Mezini, me detyrë mbikëqyrës i kontrollorëve të trafikut ajror ka ushtruar ndikim mbi kontrollorët për plotësimin e formularëve të paaftësisë në punë. Ndërkohë thuhet se Mezini ka bashkëpunuar me Flora Ndrecën dhe Armando Fezgën, të tre të arrestuar, për plotësimin e formularëve të paaftësisë.

Fillimisht në Drejtorinë e Policisë së Tiranës u shoqëruan 28 kontrollorë, ndërsa pas marrjes në pyetje, janë arrestuar vetëm tre prej tyre. Bojkoti i kontrollorëve bllokoi për dy ditë të gjitha fluturimet në aeroportin e Rinasit.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI