Flash

Sherr me thika në Berat, plagoset 67-vjeçari

Lapsi.al 10 April 2021
Sherr me thika në Berat, plagoset 67-vjeçari

Policia e Beratit ka arrestuar një 47-vjeçar, pasi akuzohet se ka goditur dhe plagosur me thikë një bashkëqytetar. Në pranga ka rënë shtetasi T. C., pasi ka qëlluar me thikë, duke i shkaktuar dëmtime në trup, shtetasin Q. Z., 61 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin re Policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T.C, 47 vjeç, banues në Samaticë, Ura Vajgurore.

Ky shtetas, ka goditur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë), duke i shkaktuar dëmtime në trup, shtetasin Q.Z.,61 vjeç, banues në Samaticë, Berat, i cili po merr ndihmën mjekësore në spitalin rajonal Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë”.

Të këshilluara

Covid i merr jetën gazetares nga Shkodra

Një tjetër gazetare shqiptare ka humbur betejën me Covid-19. Gazetarja nga Shkodra, Anila Dushi, nuk ka arritur ta fitojë këtë luftë me virusin, duke u ndarë ng...

09:12

Covid i merr jetën një tjetër mjeku

Një tjetër humbje është shënuar ditën e sotme në radhët e bluzave të bardha. Adhon Polena, ka ndërruar jetë nga Covid në moshën 75 vjeçare. Mjeku mësohet se ka ...

20:22

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI