Flash

Arlind Qori sulmon Bashën: "Eshtë mashtrues, votoni Elton Debreshin"

Lapsi.al 10 April 2021
Arlind Qori sulmon Bashën: "Eshtë mashtrues, votoni Elton

"Brenda 6 muajve do të miratojë statusin e minatorit" Ky qe premtimi që kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha  bëri në Bulqizë duke sulmuar kryeministrin se "ai që i la minatorët në galeritë e nëntokës pa mbështetje, nuk do ndryshojë edhe 40 vjet po t’i japësh".“Brenda 6 muajve të parë, në dialog të plotë me përfaqësuesit dhe sindikatat tuaja, statusi i minatorit do të jetë realitet. Jam i vetëdijshëm për peshën e këtij premtimi, prandaj do të them që atë traun e rrugës së kombit që do ta heq që ditën e parë, ta vendosni në këtë rrugë nëse nuk e mbaj zotimin tim.

Por ky premtim tingëllon i pabesueshëm për aktivistin e Organizatës politike Arlind Qorri, i cili në Bulqizë po mbështet kandidatin e pavarur Elton Debreshi. "Sot Lulzim Basha premtoi në Bulqizë miratimin e Statusit të Minatorit. PD ka qenë në pushtet për 13 vjet dhe nuk u është përgjigjur asnjëherë kërkesave të minatorëve.... Lulzim Basha është mashtrues. Së bashku me Edi Ramën, Erion Veliajn, Sali Berishën, Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, atij i dridhen gjunjët nga fitorja e Elton Debreshit" shkroi ai.

©Lapsi.al

Të këshilluara

6 të arrestuar për kanabis në Mat

Në vazhdën e operacionit të koduar “Gjoçaj”, Policia e Matit, ka vendosur në pranga 6 persona, duke e çuar në 8 numrin e përgjithshëm. Këta shtetas akuzohen për...

13:02

Digjet në mesnatë një automjet në Vlorë

Pak para mesnatës së djeshme një makinë në lagjen “24 Maji”, në Vlorë është përfshirë nga flakët dhe është djegur pjesërisht. Policia njofton se ngjarja ka ndod...

11:21

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI