Flash

Basha në Maqellarë: Një ftesë çdo dibrani për t’iu bashkuar ndryshimit më 25 prill

Lapsi.al 10 April 2021
Basha në Maqellarë: Një ftesë çdo dibrani për

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur në qytetin e Maqellarës cili ka zhvilluar turin e takimeve me qytetarë dhe biznese.

Kryedemokrati është pritur me entuziazmin e zakonshëm nga qytetarët dhe simpatizantët. Duke i falënderuar për mikpritjen, Basha tha u bëri thirrje të gjithë dibranëve t’i bashkohen ndryshimit që t’i hapet rruga mirëqenies dhe anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Të dashur vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja, kurrë se kam parë Maqellarën kaq plot! Plot me besim, plot me vendosmëri! Kjo nuk është thjesht një pastrim mes nesh, kjo është një ftesë ndaj çdo dibrani për t’ju bashkuar ndryshimit më 25 prill! Për t’ju bashkuar Partisë Demokratike dhe Aleancës për Ndryshim në mënyrë që të gjithë së bashku të hapim rrugën e mirëqenies, rrugën e punësimit, rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ju ftoj që këto ditë që na ndajnë nga 25 prilli, këtë entuziazëm, këtë besim ta çojmë derë më derë, në fshatin më të largët, ta çojmë shtëpi më shtëpi, familje më familje që kërkojnë rrugën e shpresës, rrugën e ndryshimit. Të gjithë ata që tetë vite me radhë u kërrusën, u gjunjëzuan e humbën besimin tek vetja e tyre. Ora e ndryshimit po afron për të gjithë ju, bashkë për ndryshim. Maqellara fiton, Dibra fiton, Shqipëria fiton.” – tha Basha.

Gjatë ecjes në qytet, Basha është ndalur nga pronar biznesesh të vogla, ku ka dëgjuar problemet që kanë me taksat, çmimin e karburantit dhe energjisë elektrike. Basha tha se ndryshimi më 25 prill do të thotë ulje e taksave, uljen e karburantit dhe energjisë elektrike.

Lulzim Basha: Si po ju shkojnë punët?

Qytetari: Blozë fare!

Lulzim Basha: Si kudo në Shqipëri.

Qytetari: Si në pandemi, zero! As drita, paguajmë qiranë, punëtorin. Me humbje! Në Maqedoni është nafta lirë, marrim makinat, shkojmë i furnizojmë atje.

Lulzim Basha: Serboratorët i mbushin dibranët në Maqedoni, kuksianët në Kosovë. Më 25 Prill të votojmë të gjithë për ndryshimin dhe ndryshimi do të ndihet kudo. Një nga fushat kryesore do të jetë kostoja, kostoja e prodhimit, nafta, energjia, ulja e taksave, heqja e terrorit të administratës tatimore. Do t’ju bëj, në radhë të parë, të ndiheni të çliruar nga ana psikologjike dhe nga ana e dytë do të ndez prapë besimin dhe motorët e ekonomisë. Se vetëm kështu vjen konsumi, forcoheni ju, forcohet biznesi i vogël, forcohet Shqipëria. Ju ftoj të gjithë, me biznesin e vogël kemi një marrëdhënie shumë të ngushtë, kemi nënshkruar një marrëveshje, e cila do të jenë realitet të gjithë zotimet tona. Mos u dorëzoni! Të gjithë bashkë për ndryshimin!

Të këshilluara

6 të arrestuar për kanabis në Mat

Në vazhdën e operacionit të koduar “Gjoçaj”, Policia e Matit, ka vendosur në pranga 6 persona, duke e çuar në 8 numrin e përgjithshëm. Këta shtetas akuzohen për...

13:02

Digjet në mesnatë një automjet në Vlorë

Pak para mesnatës së djeshme një makinë në lagjen “24 Maji”, në Vlorë është përfshirë nga flakët dhe është djegur pjesërisht. Policia njofton se ngjarja ka ndod...

11:21

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

Me sytë katër

PAPARAZZI