Flash

Rama reagon pas bllokimi të aeroportit të Rinasit: Ndërprisni grevën, organizatorët do të kallzohen penalisht

Lapsi.al 7 April 2021
Rama reagon pas bllokimi të aeroportit të Rinasit: Ndërprisni

Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas mbylljes së fluturimeve në aeroportin e Rinasit, si pasojë e pezullimit të punës nga kontrollorët e AlbControll. Në një postim në “Twitter”m Rama akuzon kontrollorët për sabotim, dhe thotë se organizatorët e grevës do kallzohen penalisht. Rama shkruan se protesta po përdoret politikisht për të penguar ardhja e vaksinave në vend.

"Sabotimi i rëndë i aktivitetit të Aeroportit “Nënë Tereza” nuk do të tolerohet! Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës “Leshko” dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat!Organizatorët do të kallzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin,që ndalon rreptësisht ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve!Të tjerët duhet të vendosin menjëherë: O me shtetin në punë o me antishtetin në një proces penal për cënim të sigurisë kombëtare!" , thotë Rama.

Reagimi i Ramës vjen pas deklaratave të Ballukut nga Rinasi, e cila tha se kjo që po ndodh është një grusht shteti, ndërsa si fajtor bëri ish-kryeministrin Sali Berisha që sipas saj nxit segmente të caktuara të kontrollorëve.

 

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI