Flash

Shqipëria pa fluturime/ Kontrollorët lënë punën, zbrazet aeroporti

Lapsi.al 7 April 2021
Shqipëria pa fluturime/ Kontrollorët lënë punën,

Aeroporti i Rinasit është totalisht jashtë funksionit, pasi ministrja e Infrastrukurës, Belinda Balluku dështoi të arrijë një marrëveshje me kontrollorët që kanë hyrë në protestë.

Kontrollorët kishin njoftuar për grevë që ditën e djeshme.

Ç’po ndodh në Rinas/ Të mërkurën rrezikohet të mos ulet asnjë avion 

Aktiviteti është pezulluar në Rinas dhe pritet të mos ketë asnjë ulje-ngritje avionësh pasi s’ka punonjës në kulla për të kontrolluar. Madje edhe tek mbikalimet nuk do të ketë punonjës për të njoftuar nëse është qielli i lirë për avionët apo jo.

Greva nisi pasi punonjësit patën firmosur deklaratën e paaftësisë së përkohshme për shkak të stresit të vazhdueshëm që kanë në punë, ndikuar edhe nga pandemia. Por, pesë punonjës u pushuan nga puna për këtë akt.

Një punonjëse e ‘AlbControl’ u shpreh se të gjithë kontrollorët janë të bashkuar dhe të vendosur që t’i shkojnë kësaj çështje deri në fund. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI