Flash

Basha: Rama sapo kreu vepër penale, të merret i pandehur nga prokuroria

Lapsi.al 6 April 2021
Basha: Rama sapo kreu vepër penale, të merret i pandehur nga

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e konsideroi një deklaratë të rëndë atë që kryeministri Edi Rama bëri një një telefonatë të inskenuar me ministren e Bujqësisë Milva Ekonomi. Kreu i qeverisë aty u shpreh: “Mësuesit dhe infermierët kanë hyrë me meritë në punë, por duhet ta mbrojnë se me votën në drejtim të paditur ikën në drejtim të paditur”.

Kjo deklaratë sipas Bashës është një kërcënim i hapur dhe për këtë Rama duhet të ndiqet penalisht dhe të merret i pandehur nga prokuroria.

“Po shikoja celularin dhe më kishin çuar një lajm, që përsëriste një “deja vu” të 2017. Është bërë kaq qesharak kundërshtari politik, tani ka filluar edhe inskenon biseda gjoja me drejtuesit politikë që ka në qarqe dhe sapo ka kryer një vepër penale.

Në një shtet normal, Prokurori i Përgjithshëm, Prokuroria duhet ta merrte të pandehur, duhet ta kishin marrë të pandehur. Siç duhet ta kishin marrë të pandehur kur i bëri thirrje policëve të hidhnin kapelat dhe të bënin fushatë për Partinë Socialiste.

Kërkoi ndjesë më pas? Nuk është çështje ndjese kjo. Ky është një mentalitet, kjo është një kulturë e një njeriu i cili ka përqendruar pushtetin dhe ka sjellë këtë fatkeqësi. Ky është përgjegjësi për gjendjen. Tani ka bërë të njëjtën gjë ka thënë infermierët dhe mësuesit. O të votojnë për Partinë Socialiste ose përndryshe të hiqen nga puna.

Pra në subkoshiencën e tij ai mbetet “babloku i Dibrës”, mirëpo kësaj radhe nuk funksionon më. Sepse bënë 8 vite, sepse tepsia që e morri të gjithën për vete, timoni që e morri të gjithën për vete, tregoi qartë që ky njeri e çoi Shqipërinë drejt humnerës dhe që Shqipëria ka nevojë për ndryshim” - tha Basha që më pas iu drejtua me një mesazh infermierëve dhe mësuesve gjatë një interviste në RTSH.

“Dua t’i shoh në sy gjithë infermierët, gjithë mësuesit dhe gjithë punonjësit e administratës kudo ku janë dhe tu them: Ju që keni punuar e punoni në kushte jashtëzakonisht të vështira, që j’ua ka bërë edhe më të vështirë jetën kjo qeveri, nuk keni pse të frikësoheni.

Ndryshimi do të jetë një ndryshim pozitiv për ju dhe ky që ju çon mesazhe dhe ju thotë mos votoni për ndryshimin se do ta pësoni është ky që duhet dhe do ta pësojë edhe nga vota juaj ndërsa ne do të bëjmë të mundur atë që ky 8 vite me radhe nuk e bëri.

Mos harroni ishim ne që dyfishuam rrogat e pedagogëve, ishim ne që rritëm rrogat e mësuesve, jemi ne që me planin tonë do të bëjmë të mundur që ato para që ky ua jep miqve të vet dhe do të vazhdojë edhe pas 25 Prillit t’jua marrë ju nga xhepat, fëmijëve tuaj e tua çojë miqve të vet, me ato para ne do të rrisim rrogat tuaja, do të rrisim të ardhurat tuaja, do të financojmë shkollat, spitalet dhe do të përmirësojmë kushtet në shëndetësi, në arsim dhe në çdo fushë të jetës.

Prandaj injorojeni dhe merreni për atë që është, mesazhi i njeriut të dëshpëruar që e di që më 25 Prill e pret gjykimi i paevitueshëm me votë për atë që ka bërë në këto 8 vite. Zero, asgjë, asnjë premtim të mbajtur” – tha Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Korçë, përplasen dy makina

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbremjen e sotme në qytetin e Korçës. Sipas informacioneve nga policia, një mjet ka përplasur një tjetër makiinë të parku...

20:58

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI