Flash

Estrada e rilindjes nga makina e Ramës, Milva Ekonomi i flet për suksese: Të rinjtë janë entuziastë që janë punësuar me meritokraci nga portalet tona (VIDEO)

Lapsi.al 6 April 2021
Estrada e rilindjes nga makina e Ramës, Milva Ekonomi i flet për

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike bisedën me Milva Ekonomi, kandidaten për deputete që udhëheq listën e PS në qarkun e Durrësit. Nuk do shumë mend që të kuptohet se është një bisedë e stisur. Por edhe si e tillë, ajo nxjerr zbuluar propagandën dhe sukseset imagjinare të Rilindjes. Ndër të tjera gjatë bisedës, Milva Ekononi, i flet Ramës për "entuziazëm të të rinjve", që sipas saj "po punësohen me meritokraci përmes portaleve". Më tej ministrja e Bujqësisë i shpjegon Ramës rëndësinë e vaksinimit për njerëzit. Dikush që merret me marketing politik dhe i njehe marrëdheniet me publikun, s'e ka të vështirë ta kuptojë që për këto biseda palët kanë dijeni paraprakisht që po regjistrohen dhe se biseda do të bëhet publike. Por edhe në këto kushte, Rama me të vetët na ofron një shfaqje bajete propagandistike.

Më poshtë pjesë nga biseda

Rama: Po eci nëpër pyje në një rrugë Leskovik Përmet se do shkoj në Përmet, një natyrë fantastike po këtu ka rënë errësira dhe nuk duket më asgjë, ndaj thashë të bëj disa telefonata. Si duket situata atje në Durrësin tim të dashur?

Ekonomi: Unë jam aktualisht në Krujë, isha në Krujë sot, dje isha në Durrës. Në fakt, duket shumë mirë, ka shumë entuziazëm, sidomos tek pjesa e të rinjve që kanë hyrë në punë nëpërmjet meritokracisë me portalet tona, mësuesit dhe infermierët për Shqipërinë.

Rama: Duhet ta mbrojnë pozicionin e tyre se me votën në drejtim të paditur, përfundon në drejtim të paditur çdo gjë këtu në këtë vend, plus edhe puna e tyre se fillon nga e para.

Ekonomi: Edhe ata e kishin parasysh këtë gjë se kishin vuajtur gjatë për ta fituar vendin edhe pse kishin dalë mirë me rezultate.

Rama: Po uji, u hap? Erdhi?

Ekonomi: U hap, në Krujë kanë bërë 3 pilotime dhe kanë qenë shumë mirë, kështu që uji u hap. Është shumë mirë situata. Janë shumë entuziastë.

Rama: Çfarë entuziazmi? Ata nuk kanë pasur ujë të gjithë jetën. Durrësi si është?

Ekonomi: Është shumë prezent padurimi i rindërtimit.

Rama: Durrësi ka dhe volumet më të mëdha me pallate e apartamente. Tani edhe pak durim do të kenë dhe të mos lëkunden se hëhë, nga të tjerët nuk ka vaksinim, as rindërtim se ohu, bëja të qartë atë. Këtë javë do ta ulim fashën prapë megjithatë ata malukatët na sabotojnë me atë infektimin e përditshëm.

Të këshilluara

Aksident në Korçë, përplasen dy makina

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbremjen e sotme në qytetin e Korçës. Sipas informacioneve nga policia, një mjet ka përplasur një tjetër makiinë të parku...

20:58

Ardjan Çapja dërgohet në spitalin e burgut

Ardjan Çapja ka lënë repartin e kardiokirurgjisë në QSUT dhe është dërguar në spitalin e burgut. Ai qëndroi gati 10 ditë nën kujdesin e mjekëve, pasi fill pas a...

20:15

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI