Flash

Zbardhen porositë e Palmer për Ramën dhe Metën

Lapsi.al 6 April 2021
Zbardhen porositë e Palmer për Ramën dhe Metën

Zv.Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Mattheë Palmer u takua “virtualisht” këtë të martë me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e PD-së Basha. Në një njoftim të bërë nga ambasada amerikane në Tiranë flitet në linja të përgjithshme, por nën rreshta mund të lexohen edhe “porositë” që zyrtari i lartë amerikan u ka dhënë politikanëve shqiptarë në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Një vërejtje e veçantë është për Ramën dhe Metën të cilët sipas tij duhet t’i përmbahen Kushtetutës.

“Me secilin prej udhëheqësve, Zv.Ndihmës Sekretari Palmer theksoi rëndësinë e roleve të tyre përkatëse, përfshirë edhe rolet institucionale të Presidencës dhe Kryeministrisë ashtu siç përcaktohen në Kushtetutë. Institucionet dhe udhëheqësit politikë mbartin përgjegjësinë për t’u siguruar që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira dhe të ndershme, me rregulla që janë të paanshme, transparente dhe në kohë” – thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.

Ambasada thotë se Zv.Ndihmës Sekretari Palmer gjithashtu përforcoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zbatimin e reformës në drejtësi, duke vërejtur përparimin domethënës që është bërë gjatë vitit të fundit.

“Gjatë një tryeze të rrumbullakët me përfaqësues nga institucionet e drejtësisë, shoqëria civile dhe media, ai i nxiti këta "Kampionë të Reformës në Drejtësi" në përpjekjet e tyre, në mënyrë që populli shqiptar të ketë drejtësi të vërtetë.

Në fund, Zv. Ndihmës Sekretari Palmer theksoi rëndësinë strategjike të stërvitjes ushtarake Defender 21, e cila do të jetë stërvitja më e madhe ushtarake shumëpalëshe që zhvillohet në Ballkanin Perëndimor.

Zv.Ndihmës Sekretari Palmer dhe zyrtarë të tjerë amerikanë presin me kënaqësi që të rifillojnë vizitat fizikisht sapo rrethanat t’i lejojnë ato” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Korçë, përplasen dy makina

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbremjen e sotme në qytetin e Korçës. Sipas informacioneve nga policia, një mjet ka përplasur një tjetër makiinë të parku...

20:58

Ardjan Çapja dërgohet në spitalin e burgut

Ardjan Çapja ka lënë repartin e kardiokirurgjisë në QSUT dhe është dërguar në spitalin e burgut. Ai qëndroi gati 10 ditë nën kujdesin e mjekëve, pasi fill pas a...

20:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI