Flash

Ç’po ndodh në Rinas/ Të mërkurën rrezikohet të mos ulet asnjë avion

Lapsi.al 6 April 2021
Ç’po ndodh në Rinas/ Të mërkurën rrezikohet

Një protestë në heshtje e 65 kontrollorëve të ‘AlbControl’ rrezikon që të bllokojë punën në aeroportin e Rinasit. Sipas asaj që raporton BalkanWeb, punonjësit kanë firmosur deklaratën e paaftësisë së përkohshme për shkak të stresit të vazhdueshëm që kanë në punë, ndikuar edhe nga pandemia. Mësohet se në total AlbControl ka 69 kontrollorë; 37 punonjës aktivë, 18 në kullë dhe shefi i kullës si dhe 13 janë pjesë të administratës.

“Kemi qenë 5 punonjës që kemi plotësuar deklaratën e paaftësisë për punë. Pasi e kemi plotësuar, jemi telefonuar që të rikthehemi sërish në punë. Për 3 nga punonjësit u dha verbalisht pushim nga puna, ndërsa për 2 të tjerë erdhi shkresa zyrtare. Nga ana procedurale në rast se një punëtor është i paaftë për punë nuk duhet të paraqitet në punë” - u shpreh një prej punonjësve të Albcontrol.

Mes të tjerash punonjësja e ‘AlbControl’ u shpreh se të gjithë kontrollorët janë të bashkuar dhe të vendosur që t’i shkojnë kësaj çështje deri në fund.

Po ashtu mësohet se aktualisht në aeroportin ‘Nënë Tereza’ janë duke punuar 5 kontrollorë administrate dhe një shef kulle, ndërkohë që këtij të fundit me ligj i takon 2 orë punë dhe një orë pushim. Pezullimi i punës nga punëtorët rrezikon të paralizojë punën në aeroport, duke bërë që mëngjesin e së mërkurës në pistën shqiptare mos të ulet asnjë avion. Kjo është hera e parë që ndodh një protestë nga kontrollorët e ‘AlbControl’ dhe ende nuk dihen pasojat që do të ketë kjo grevë. /BW

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI