Flash

Mbyllja e Rinasit/ Akuza e Berishës që provokoi shpërthimin e Belinda Ballukut

Lapsi.al 7 April 2021
Mbyllja e Rinasit/ Akuza e Berishës që provokoi shpërthimin e

Ministrja e Infrastrukturës ka shpërthyer në akuza kundër kryeministrit Sali Berisha për mbylljen e Rinasit, duke e akuzuar se kënaqej nga mbyllja e Rinasit për shkak të grevës së kontrollorëve që kanë bllokuar fluturimet ajrore deri në një afat të pacaktuar. Balluku e quajti këtë një fushatë brenda fushatës, duke nxjerrë rrogat e kontrollorëve për ta quajtur grevën e tyre të pajustifikuar. Por cila ishte akuza e Berishës që publikoi në FB mesazhin e qytetarit dixhital? Sipas mesazheve që i kanë shkuar ish kryeministrit, rrogat e kontrollorëve janë përgjysmuar, por në Albcontrol vazhdojnë tenderat e çmendur, aq sa një tavolinë shkon deri në 1 milion euro. Statusi i plotë i Berishës më poshtë:

Albkontrolli ne greve, kerkon doreheqjen e ndrikull Gryksi Ballukut!

Vjedhjet e saj me tendera kane shkaterruar ndermarrjen. Eshte blere tavoline 1 milion euro! Denoj me ashpersine me te madhe vjedhjet dhe korrupsionin e papermbajtur te ndrikull Gryksi Ballukut dhe klanit te saj dhe kerkoj urgjent plotesimin e kerkesave te drejta te grevisteve!

Lexoni denoncimin e kontrollorit dixhital! sb

Pershendetje Doktor! Kontrolloret e trafikut ajror jane shume te revoltuar me situaten 8 vjecare qe eshte krijuar ne Albcontrol. Ky ishte momenti qe u mbush kupa. Mosperfillja dhe tallja nga Balluku per te gjithe ne na ka cuar ne kete pike. Na thone qe kompania nuk ka financa, por ne agjensine e prokurimit publik shpallin cdo dite nga nje tender me vlere marramendese. Ne Albcontrol ka 8 vite qe nuk perfill njeri ligjet dhe rregullat e ketij vendi. Tendera nga me te cuditshmet te cilat nuk i permend njeri. Eshte prokuruar nje tavoline pune per vlera marramendese mbi 1 milion Euro. Me keto tendera zonja u promovua dhe u be ministre. Prandaj kerkesa kryesore e jona eshte dorheqja e Belinda Ballukut dhe e gjithe vartesve te saj ne Albcontrol dhe rikthimi ne fuqi i kontrates tone te punes. Vetem atehere mund te stabilizohet situata.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI