Flash

Përleshje me thika në Tiranë, plagoset adoleshenti

Lapsi.al 7 April 2021
Përleshje me thika në Tiranë, plagoset adoleshenti

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Burime zyrtare nga policia thanë se, një sherr mes 3 adoloshentëve ka ndodhur në rrugën e ‘Kavajës’, ku njëri ka mbetur i plagosur me thikë. 16-vjeçari me inicialet A. B., është në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa dy adoleshentë janë në pranga.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Më datë 07.04.2021, rreth orës 15:15, në rrugën e ‘Kavajës’, në afërsi të një lokali si pasojë e një konflikti të çastit shtetasit K. K., 17 vjeç dhe M. T., 16 vjeç, kanë goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin e mitur me iniciale A. B, 16 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Forcës së Posaçme ‘Shqiponjat’ falë reagimit të menjëhershëm kanë bërë kapjen dhe shoqërimin e dy të dyshuarve si autorë të ngjarjes në Komisariatin e Policisë Nr.2, për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI