Flash

"Do sekuestrojmë pasuritë e politikanëve të korruptuar", Basha tregon si do paguhet gjoba 110 mln euro për Becchetin

Lapsi.al 7 April 2021
"Do sekuestrojmë pasuritë e politikanëve të

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim me të rinj në Belsh ka folur për faturën që shteti shqiptar duhet t’i paguaj biznesmenit Beccheti, pas gjobës 110 mln euro.

Basha tha se kjo faturë, kur PD të vijë në pushtet, do të paguhet duke u sekuestruar pasuritë e politikanëve të korruptuar.

“Ato 110 mln euro që do i paguhen Becchetitt, mjaftojnë dhe teprojnë për të paguar shqiptarët. Faturat si të Becchetit do t’i paguajmë duke sekuestruar pasuritë politikanëve të korruptuar.”, pohoi Basha. Ndër të tjera ai tha se ajo shumë e madhe eurosh mund të përdorej për rimbursimin e shqiptarëve të prekur nga covid, që harxhuan kursimet e tyre.

“Sot që flasim, qeveria ul numrin e të infektuarve me COVID, po ashtu dhe të atyre që ndahen nga jeta për shkak të Covid. Qëllimi është që përhapin një realitet të rremë. Shumica dërrmuese e qytetarëve përfundojnë në borxh, apo i shtrijnë dorën të afërmeve apo fëmijëve të tyre emigrantë. Në këtë momente që flasim po finalizojmë një plan që po hartohet në bashkëpunim me ekspertët tanë të financave dhe të Shëndetësisë, dhe do të bëjmë të mundur rimbursim të shpenzimeve për familjet shqiptare. Ata kanë shkrirë kursimet e jetës për të luftuar virusin dhe s’do ta ngrenë dot buxhetin. Ndaj do të ndalen lekët që shkojnë për oligarkët.”, theksoi Basha.

Po ashtu ai u zotua para të rinjve se bekimet e këtij vendi, do të kthehen bekime për ta. “Dua të zotohem para jush, se bekimi që na ka dhënë zoti në këtë vend të mrekullueshëm, do të kthehet bekim për të gjithë ju. Pres që të dëgjojë nga ju shqetësimet tuaja, dhe jam këtu që t’ju garantojë se do të mbaj zotimet. Kjo është qershia mbi tortë për këtë pritjen që mu bë sot. Rinia po i prin ndryshimit në 25 prill.”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI