Flash

Meta për grevën tek “Albcontrol”: Ndërprerja e punës së trafikut ajror nuk është zgjidhje, të rinisë puna

Lapsi.al 7 April 2021
Meta për grevën tek “Albcontrol”: Ndërprerja e

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me bllokimin e fluturimeve ajrore në Republikën e Shqipërisë për shkak të grevës së punonjësve të “Albcontrol” duke u shprehur se ndërprerja e punës nuk është zgjidhje. Në reagimin e tij presidenti thekson se ka paralajmëruar të gjitha instancat përkatëse shtetërore për moskrijimin e një situate të tillë, si dhe quan të padrejtë injorimin e kërkesave të punonjësve nga ana e qeverisë. Gjithashtu Meta thekson se kontrollorët nga ana e tyre duhet të qëndrojnë në detyrë pa asnjë ndërprerje dhe të përmbushin misionin e tyre për të garantuar funksionimin e transportit ajror.

"Ndërprerja e punës për monitorimin dhe kontrollin e Trafikut Ajror nga kontrollorët e “Albcontrol” nuk është zgjidhje. Siguria e hapësirës ajrore në Republikën e Shqipërisë, është çështje e sigurisë kombëtare. I kam paralajmëruar publikisht dhe zyrtarisht të gjitha institucionet përgjegjëse të Qeverisë se duhet të merrnin masa konkrete për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështje. Injorimi i kërkesave të kontrollorëve nuk është e drejtë.", shkruan Meta.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI