Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

EMA do të verifikojë provat klinike që ka kryer Rusia për Sputnik V

Lapsi.al 7 April 2021
EMA do të verifikojë provat klinike që ka kryer Rusia për

Rregullatori për barnat i Bashkimit Evropian javën e ardhshme do të fillojë hetimin në lidhje me provat klinike që ka kryer Rusia për vaksinën kundër koronavirusit Sputnik V.

Financial Times raporton se hulumtimet do të fokusohen nëse Rusia ka ndjekur praktikat më të mira të sigurisë gjatë provave klinike.

Gazeta me bazë në Mbretërinë e Bashkuar citoi burime anonime që kanë njohuri me procesin e miratimit të Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA).

Hetimet vijnë pasi ka pasur shqetësime etike rreth testimit të Sputnik V, gjatë përgatitjes për përdorimit e saj.

 

 

Gazeta citon kreun e Fondit të Investimeve Ruse, Kirill Dimitriyev, të ketë thënë se “nuk ka pasur presion ndaj pjesëmarrësve në testim dhe Sputnik V është në pajtim me të gjitha praktikat”.

Rregullatori evropian do të bazojë vlerësimin për të miratuar ose jo vaksinën Sputnik-V, pas rezultateve të hetimit të provave klinike që ka bërë Rusia.

Presidenti rus, Vladimir Putin, zhvilloi një garë për të miratuar një vaksinë në gusht të vitit 2020, para se të përfundonte një fazë e tretë e testeve klinike që zakonisht përfshin një numër më të madh të vullnetarëve.

Sputnik V po përdoret gjerësisht në Rusi dhe dhjetëra vende të tjera, pavarësisht dyshimeve të hershme në lidhje me fshehtësinë dhe besueshmërinë e të dhënave.

Një studim i botuar në muajin shkurt nga The Lance, një revistë shkencore me bazë në Britani të Madhe, zbuti disa shqetësime ndërkombëtare duke thënë që Sputnik V “duket e sigurt dhe efektive”.

Por, kjo vaksinë nuk është miratuar as nga SHBA-ja dhe as nga BE-ja, megjithëse dy vende anëtare të BE-së, Hungaria dhe Sllovakia e kanë blerë atë.

/REL

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qëndra me presion të ulët atmosferik e cila kushtëzon mot me reshje shiu dhe bore  në vendin tonë. Moti sot do të jetë me...

07:26

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

The Independent: Pse resortet luksoze të Ivanka Trump dhe Jared Kushner janë pikërisht lloji i turizmit që Shqipëria nuk ka nevojë

Aktivistë dhe ambientalistë shqiptarë kanë ngritur zërin kundër propozimeve të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, për të zhvilluar resorte luksoze në ishullin strategjik të Sazanit dhe pranë Zvërnecit. Ata shprehin shqetësime të thella për dëmin mjedisor, mungesën e transparencës dhe privatizimin e tokave publike për turizëm elitar, duke bërë thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të vendit.

14:19

Me sytë katër

PAPARAZZI