Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Shtyhen me një ditë punimet në autostradën Tiranë-Durrës

Lapsi.al 7 April 2021
Shtyhen me një ditë punimet në autostradën

ARRSH ka informuar se nisja e punimeve për shtresat asfaltike në autostradën Tiranë-Durrës shtyhet për nesër.

Sipas njoftimit, punimet do të kryhen në segmentin Qafë Kashar- Ura e Dajlanit dhe edhe vijimësia e punimeve do të jetë në varësi të kushteve të motit.

ARRSH thotë se autostrada Tiranë-Durrës do të jetë e lirë për mjetet dhe qarkullimi do të realizohet në një korsi gjatë periudhës kohore të punimeve, por mund të përdoren edhe rrugët dytësore.

"Punime për riparimin e shtresave asfaltike në autostradën “TIRANË–DURRËS, SEGMENTI QAFË KASHAR–URA E DAJLANIT”.

Në vijim të njoftimit të mëparëshëm, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se për shkak të reshjeve të shiut punimet për riparimin e shtresave asfaltike në aksin “Autostrada Tiranë–Durrës, segmenti Qafë Kashar–Ura e Dajlanit” të parashikuara për të filluar në datë 7 prill 2021, do të shtyhen për ditën e nesërme datë 08 prill 2021.

Vijimësia e punimeve do të jetë në varësi të kushteve të motit.

Ndërkohë, autostrada Tiranë-Durrës do të jetë e lirë për qarkullimin e mjeteve.

Sqarojmë se sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të rishikuar, qarkullimi i mjeteve do të realizohet në një korsi të Autostradës Tiranë–Durrës dhe gjatë peridhës kohore, që do të realizohen punimet, mjetet udhëzohen të përdorin edhe kalime te tjera në rrugën dytësore, që nga Mbikalimi Kamëz, degëzimi për QTU etj.

Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe kompanisë së mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar", njofton ARRSH.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qëndra me presion të ulët atmosferik e cila kushtëzon mot me reshje shiu dhe bore  në vendin tonë. Moti sot do të jetë me...

07:26

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI