Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Luftë kundër COVID-19, Maqedonia e Veriut merr masa të rrepta

Lapsi.al 6 April 2021
Luftë kundër COVID-19, Maqedonia e Veriut merr masa të rrepta

Prej 6 prillit ora policore do të fillojë në orën 20:00 deri në ora 05:00, do të mbyllen të gjitha objektet hotelierike, bastoret, palestrat, ndalohet grupimi i më shumë se 4 vetëve. Të gjitha këto masa janë në fuqi deri më 20 prill.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se për dallim nga vala e kaluar, tani pacientët po shërohen me ritëm më të ngadalësuar. Filipçe tha se janë regjistruar raste, ku edhe pas ditës së 14 është përkeqësuar gjendja e pacientëve.

“Kemi pasqyrë klinike të sëmundjes më ndryshe nga e kaluara, hospitalizimi zgjat më shumë. Në dallim nga vala e kaluar ku në ditën e 14 të shërimit pacienti në të shumtën e rasteve shërohej, tani kemi karakteristikë edhe tek pacientët e rinj, përkeqësim në ditën e 12-13 dhe 14 të shërimit, një formë e rrallë, me përkeqësim të pasqyrës së mushkërive dhe gjakut”, ka deklaruar Filipçe.

Hasani: Gjatë festave- kujdes më i madh për mosinfektim

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani, tha se masat restriktive kanë qenë të paevitueshme për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.

“Ky është realiteti ynë. Jemi të vetëdijshëm që masat që sollëm janë më restriktive. I sollëm me vetëdije të plotë që të gjithë së bashku me qetësi t’i kalojmë festat dhe të mos ballafaqohemi me situata ku të afërmit tanë dhe tuajt të jenë të sëmurë të hospitalizuar ose larg qoftë që të humbasin jetën nga virusi”, tha Hasani.

Hasani u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat kundër Covid-19 në prag të festave të muajit të shenjtë të Raazanit.

“Qytetarët gjatë festave të kenë kujdes, sepse ne kemi traditë që gjatë festave të vizitojmë më të moshuarit, por duhet të kemi kujdes se të moshuarit janë më të ndjeshëm. Masat që ndërmorëm kanë për qëllim që të ulin edhe presionin ndaj spitaleve, madje edhe për t’ju mundësuar qytetarëve që të festojnë në mënyrë sa më të sigurt”, tha Hasani.

Vaksinim masiv i popullatës

Në Maqedoninë e Veriut ka filluar edhe vaksinimi kundër Covid-19. Deri tani janë caktuar 3.000 orare për qytetarët që do të vaksinohen me vaksinën ruse “Sputnik V”.

Në këtë fazë do të imunizohen personat që i përkasin të ashtuquajturës infrastrukturë kritike, të punësuarit në ushtri, polici, gazetarët, zjarrfikësit, edukatoret në çerdhe, të punësuarit në pikëpagesa dhe të tjerë. Pritet që mesatarisht çdo ditë të vaksinohen 4 mijë qytetarë.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me virusin korona në Maqedoninë e Veriut është 134.867, numri i pacientëve të shëruar është 109.297, numri i atyre që kanë humbur jetën është 3.940. /DW/

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI