Flash

Spiropali: PD një forcë e paorganizuar e një personi që nuk është Zot shtëpie

Lapsi.al 6 April 2021
Spiropali: PD një forcë e paorganizuar e një personi që nuk

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin deklaroi në Top News se kreu demokrat, Lulzim Basha po i kthen qytetarët në ‘mish për top’.

Sipas saj, PD është një forcë e paorganizuar dhe Basha është mishërim i kësaj.

“Fushata që ka zgjedhur Basha është mishërimi më i mirë i asaj që është Basha dhe PD një forcë e paorganizuar e një personi që nuk është Zot shtëpie. Rrofshim ne, vdekshin ata, motoja e tyre.

I ka kthyer në mish për top në një fushatë që nuk frymëzon, por infekton nga mëngjesi në darkë.

Është krenaria e këtij mandati që ne kemi gjetur zgjidhje për qytetarët që prej një viti e gjysmë jetojmë në terrorin e vdekjes dhe sëmundjes.

Dy botët janë të qarta, shihni fushatat tona, jo hapjen, por të gjitha takimet që ne bëjmë respektojmë masat”, deklaroi Spiropali.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare do të mbizotërojnë në të gjithë vendin tonë. Këto kushte të motit vijojnë deri në orët e pasdites ...

07:26

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI