Flash

Nga nesër nisin punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH tregon si do të devijohet trafiku deri më 21 prill

Lapsi.al 6 April 2021
Nga nesër nisin punimet në autostradën Tiranë-Durrës,

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton të gjithë qytetarët se duke filluar nga dita e nesërme,  do të nisin punimet në autostradën Tiranë-Durrës. Konkretisht punimet do të nisin në orën 08:00, në segmentin Qafë Kashar–Ura e Dajlanit. Siç njofton, ARRSH punimet për riparimin e shtresave asfaltike në autostradë pritet të zgjasin deri më 21 prill, ku do të ketë edhe devijim të trafikut përmes rrugëve dytësore.

"Kryerja e punimeve konsiston në sa më poshte: Punime për riparimin e shtresës asfaltike në segmentin rrugor “Qafë Kashar–Ura e Dajlanit” në të dyja drejtimet.

Gjatë kryerjes së punimeve qarkullimi i mjeteve do të jetë me shpejtësi të reduktuar dhe do të realizohet në përputhje me sinjalistikën e vendosur sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të Miratuar. Punimet planifikohen të realizohen gjatë harkut kohor: prej datës 07.04.2021 deri në datë 21.04.2021." thuhet në njoftim.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI