Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Rama në Kolonjë: Biznesmenët i shohim si aleatë të mëdhenj, do e ndihmojnë ekonominë shqiptare

Lapsi.al 6 April 2021
Rama në Kolonjë: Biznesmenët i shohim si aleatë të

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur nga Kolonja për një mandat të tretë të PS dhe objektivat.

Rama thotë se Shqipëria mund të bëhet një kampione e turizmit në Ballkan, teksa ka shprehur hapur mbështetjen për biznesmenët që i quan si aleatët e mëdhenj me të cilët ekonomia shqiptarë do të ngrihet lart e më lart.

Për Ramën, vetëm PS mund t’ia dalë pasi PD ka dalë me një menu dëshirash ndërkohë që e vetmja gjë që po bën sipas tij është të infektojë njerëzit rrugëve.

"Biznesmenët i shohim si aleatët e mëdhenj, si krahët që do e ndihmojnë ekonominë shqiptare lart e më lart. Infermierët, mjekët e mësuesit nuk i mbron njeri tjetër si PS. Iku koha kur i hidhnin si topa leckash, si njerëz që ishin më pak të aftë që s’kishin as arsim përkatës, por vinin nga rruga e kishin kartat e asaj partie tjetër.

Po interesat e fermerëve kush i garanton më mirë se PS. Mjafton të shikojmë pikat e agroturizmit, ishte fushë e panjohur, ka filluar të jetë embrioni i një industrie të re, fitimprurëse, komplomentare. Shqipëria kampione e turizmit në Ballkan nuk është utopi, por e dukshme e prekshme sa ai dielli që unë shoh tani. Na duhet punë, shumë punë, shumë këmbëngulje për t’i arritur, të jeni të sigurt që do ia arrijmë. Transferojmë qendrat urbane si dita natën. Ça ishte këtu më parë? Një vend nga ku donin të gjithë të iknin, kaloje e s’dije ku të ndaloje. Shumë vizitorë do të vijnë. Kemi rritur eksportet bujqësore. Falë punës së madhe, për të hapur rrugët e ujitjes, që ishin bllokuar nga llumi i dekadave. Vetëm një forcë mund t’ia dalë, PS, të tjerët janë ata që çdo ditë infektojnë. Kanë dalë rrugëve me demek një program, menu dëshirash, je i punësuar po, do të ulim sigurimet, je pensionist, do të rritim pensionin. Dmth ulim prodhimin e qumështit, ngremë atë të djathit. Shëndetësia, do ishim bërë gazi i botës me ato magazina.

Tani duhet të hedhim një hap tjetër të madh", tha Rama.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI