Flash

Rikthehet linja e Ekuadorit/ Pranga Selim Çekajt, babai i të arrestuarit për 600 kg kokainë

Lapsi.al 1 April 2021
Rikthehet linja e Ekuadorit/ Pranga Selim Çekajt, babai i të

Linja e trafikimit të lëndëve narkotike nga Ekuadori drejt Shqipërisë përmes kontejnerëve të bananeve është rikthyer në vëmëndjen e policisë sot përmes një operacioni ku u sekuestruan 49 kg kokainë. Në pranga ka përfunduar administratori i firmës që posedonte kontejnerin Selim Çekaj, babai i Arbër Çekajt me qendër në Maminas, i arrestuar po për drogë. Arbër Çekaj është pronari i kompanisë Arbëri Gardën që solli nga Amerika Latine rreth 600 kg kokainë dhe sot është dënuar në burg.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/04/WhatsApp-Video-2021-04-01-at-8.45.04-AM-1.mp4"][/video]

Pas skanimit të kontejnerit të ardhur nga Ekuadori me bananet ka rezultuar me pullë të kuqe dhe autoritete doganore kanë kërkuar që të futej në magazinë, por Selim Çekaj, administrator i firmës ECOALMAX, e hapur në 20 mars 2018, nuk ka pranuar që ajo të futej në magazinë duke thënë se ai ka porositur vetëm bananet. Kjo ka bërë që autoritete të hapin kontejnerin aty ku ishte duke zbuluar drogën e llojit kokainë.

Kokaina ishte e ndarë 31 pako në vendosura në kolonat e jashtme të kontejnerit të bananeve. Selim Çeka nuk ka pranuar që të ishte autori i saj duke thënë se ai është tregtar frutash dhe duhet ta gjejë policia se kush e ka futur drogën.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI