Flash

Kërkesa në KQZ: Rama të mos bëjë më fushatë me vaksinat

Lapsi.al 31 March 2021
Kërkesa në KQZ: Rama të mos bëjë më fushatë

Anëtari i Komisionit Rregullator të KQZ-së i propozuar nga LSI, Muharrem Cakaj ngriti në mbledhjen e së mërkurës shqetësimin se PS po përdor procesin e vaksinimit në fushatë elektorale.

Cakaj tha se kandidatët për deputetë të PS-së kanë shpërndarë në rrjetet e tyre sociale foto që propagandojnë procesin e vaksinimit. Duke e cilësuar si shkelje veprimet e socialistëve, ai kërkoi nga kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi që të marrë masa.

“Risjell në vëmendjen e Komisionit Rregullator por posaçërisht Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve nenin 91 pika 1 të Kodit Zgjedhor, që parashikon ndalimin e përdorimit të burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore. Prej disa ditësh ka filluar një proces, i shumëpritur vaksinimi për Shqipërinë, mund të ishte edhe më shpejt, por kjo nuk duhet ti japë avantazhe apo disavantazhe asnjë subjekti politik.

Kontrata është lidhur nga kryeministri, jo nga kryetari i PS-së apo i bashkisë së Tiranës, prandaj ftoj komisionerin që në mënyrë të menjëhershme të marrë masa të ndalojë propagandën, përdorimin e burimeve publike në mbështetje të një subjekti zgjedhor. Cfarë merite ka kryetari i PS-së apo bashkisë Tiranë, që populli shqiptar paguan dhe po blen vaksina, për të përfituar dhe në spot, për të përfituar avantazhe elektorale.

Dhe në spotet, qoftë edhe në Facebook, shikojmë veprimtari jo vetëm e ndaluar, por e paparë dhe dëgjuar në histori, që të miksosh spotin elektoral të një subjekti me vaksinën. Kjo është e tmerrshme, duhet të ndërpritet urgjentisht. Ftoj komisionerin të ndërmarrë një hetim të plotë të thelluar dhe të ndërpritet,” – tha Cakaj.

Pasi ka dëgjuar ankesën e përfaqësuesit të LSI-së, Ilirjan Celibashi tha se i mbajti shënim të gjitha kërkesat duke premtuar se do të procesojë siç edhe parashtrohet në ligj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI