Flash

KQZ i mohon komisionerin PDIU-së/ 3 parti do të numërojnë votat në 25 prill

Lapsi.al 31 March 2021
KQZ i mohon komisionerin PDIU-së/ 3 parti do të numërojnë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar përbërjen e komisioneve të numërimit të votave në 25 prill. Në bazë të vendimit të marrë këto komisione do të përbëhen nga 2 anëtarë të PS-së, 1 të PD-së dhe 1 të LSI-së.

Nuk i është dhënë e drejta e përfaqësimit në këto komisione e PDIU-së edhe pse në zgjedhjet e 2017-ës ajo edhe pse kandidoi si forcë më vete ishte më afër PS-së.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se PDIU ishte pjesë e koalicionit të PD “Aleanca për Ndryshim” dhe se nuk garon si subjekt më vete, ndaj nuk ishte e nevojshme caktimi i numëruesve.

Pritet që mbrëmjen e sotme të merret vendimi për formatin e fletës së votimit të 25 prillit nëse do të jetë me numra siç e kërkon PS-së apo me emra, siç e preferon PD-ja. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Grabitet një argjendari në Gjirokastër

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në orët e pasdites në qytetin e Gjirokastrës. Persona të paidentifikuar kanë grabitur me kallashnikov një dyqan. Ngjarja ka ...

18:59

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI