Flash

Gjyqtarët e Elbasanit vijnë në Tiranë/ Jepet masa e arrestit për Ardjan Çapjen

Lapsi.al 31 March 2021
Gjyqtarët e Elbasanit vijnë në Tiranë/ Jepet masa e arrestit

Ditën e nesërme në orën 11:00 do të caktohet masa e sigurisë për Ardian Çapjan, i cili ndodhet i shtruar në QSUT pas probleme shëndetësore. Gjyqtarët e Elbasanit do të udhëtojnë drejt Tiranës për të caktuar masën e sigurisë për 53-vjeçarin.

Çapja u arrestua dy ditë më parë, si i dyshuar për vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri në vitin 2012, ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij Florenc Çapja. Ndërsa ditën e djeshme ai është shtruar në spital për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër.

Gentian dhe Nezir Beqiri u vranë në banesën e tyre, ndërsa Gentiani ishte në “Arrest shtëpie” dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, i cili dyshohet se u pagua nga fisi i Çelajve.

Mëngjesin e së mërkurës të vitit 2012, disa persona iu drejtuan apartamentit të Beqirit, në lagjen “Sporti i Vjetër”, dhe policëve që qëndronin tek dera iu prezantuan si shokë të Beqirit. Derën e shtëpisë e ka hapur pikërisht i ati i tij, ndërsa ata sapo u futën brenda qëlluan për vdekje me tre plumba në kokë 35-vjeçarin Gentin Beqiraj, teksa flinte në dhomën e gjumit në apartamentin e tij, pasi ishte i paralizuar dhe në arrest shtëpie për një tjetër vepër penale, ndërsa babai i tij u rrah barbarisht me sende të forta dhe u godit me thika, duke iu thyer 6 brinjë dhe plasur hemorragjia në tru dhe në mëlçi.

Që nga koha e implikimit dhe e vënies nën akuzë për pjesëmarrje në vrasjen e Çapjes, Gentian Beqiraj kishte ndryshuar edhe identitet dhe njihej si Ardian Metaj. Policia e Elbasanit arrestoi së pari dy policët që përgjigjeshin për ruajtjen e tij.

Të këshilluara

Grabitet një argjendari në Gjirokastër

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në orët e pasdites në qytetin e Gjirokastrës. Persona të paidentifikuar kanë grabitur me kallashnikov një dyqan. Ngjarja ka ...

18:59

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI