Flash

Franca në alarm për valën e tretë, vendi mbyllet për 4 javë të tjera

Lapsi.al 31 March 2021
Franca në alarm për valën e tretë, vendi mbyllet për 4

Franca do të qëndrojë e mbyllur. Presidenti Emmanuel Macron ka njoftuar mbrëmjen e së mërkurës se për shkak të një vale të tretë që ka vendosur në alarm vendin do të shtyhen edhe për 4 javë të tjera afati i masave shtrënguese. Në një deklaratë për shtyp, Macron tha se për 3 javë do të mbyllen edhe shkollat si dhe qendrat e kujdesit vetjak.

“Ne u përpoqëm ta shtyjmë këtë ditë për aq kohë sa të jetë e mundur – por fatkeqësisht tani ka mbërritur. Ne do të humbasim kontrollin nëse nuk veprojmë tani.”- ka thënë Macron. Franca si disa vende të tjera të Europës, pavarësisht se është në proces vaksinimi nuk ka mundur dot t’i shpëtojë masave të rrepta të Lock-Down. Masat nisin nga 3 prilli dhe përfshijnë si Parisin dhe gjithë vendin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI