Flash

EMA: AstraZeneca nuk ka asnjë rrezik specifik, por analizat do të vazhdojnë

Lapsi.al 31 March 2021
EMA: AstraZeneca nuk ka asnjë rrezik specifik, por analizat do të

Ekspertët që po hetojnë lidhjet e mundshme midis vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit dhe mpiksjes së gjakut nuk kanë gjetur deri më tani asnjë faktor specifik të rrezikut, të tillë si mosha, gjinia ose historia mjekësore, tha të mërkurën Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Sipas saj, përfitimet e vaksinës në parandalimin e koronavirusit, tejkalojnë çdo rrezik të efekteve anësore. Megjithatë EMA tha se analizat do të vazhdojnë.

Deklarata e saj vjen pasi Gjermania ka ndaluar këtë javë përdorimin e vaksinës AstraZeneca te personat nën 60 vjeç, për shkak të disa raporteve për mpiksje të rralla gjaku te njerëzit e vaksinuar.

Autoritetet gjermane kanë thënë se kanë regjistruar 31 raste të tilla – gati të gjitha gra. Afro 2.7 milionë njerëz në Gjermani e kanë marrë së paku një dozë të kësaj vaksine.

Franca tashmë e ka kufizuar përdorimin e AstraZeneca-s vetëm te personat mbi 55 vjeç. Të hënën, edhe Kanadaja ka rekomanduar pezullimin e menjëhershëm të përdorimit të vaksinës te personat nën 55 vjeç. /REL

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI