Flash

Kriza e Covid-19 çon konsumin e popullatës në rënie për herë të parë në historinë e tranzicionit

Lapsi.al 1 April 2021
Kriza e Covid-19 çon konsumin e popullatës në rënie

Covid-19 krijoi një krizë të paprecedentë në treguesit e konsumit në vend, duke e ndryshuar tërësisht sjelljen konsumatore.

Përqendrimi i blerjeve vetëm në disa kategori si Ilaçe, ushqime dhe rënia kërkesës për mallra dhe shërbime të tjera, pasiguria për të ardhmen dhe humbja e vendeve të punës e çoi konsumin final të popullatës në rënie për herë të parë në historinë e tranzicionit.

Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2020, konsumi final i popullatës shënoi rënie me -2.34%, niveli më i ulët historik në të dhënat e pas viteve 1990. Edhe në vitin 1997, kur shumë tregues ekonomikë u përmbysën nga trazirat civile që shkaktuan falimentet e skemave piramidale, konsumi final i popullatës shënoi rritje me 3%.

Viti 2020 ishte unik për nga dimensioni i krizës që përfshiu të gjithë globin njëherazi. Kufizimet gjatë karantinës së pranverës 2020 bllokuan tërësisht për tre muaj lëvizjet, të cilat bashkë me rritjen e pasigurive për të ardhmen ulën blerjet rutinë për shumicën e popullatës.

Sipas të dhënave të INSTAT, shitjet në volum në tregtinë me pakicë në tremujorin e dytë të vitit 2020 u uleën me 8,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, në një kohë që pjesa më e madhe e njësive të tregtisë dhe shërbimeve ishin të mbyllura gjatë dy muajve prill dhe maj. Konsumi final i popullatës ra në këtë periudhë me 8%.

Rënia vijoi edhe në tremujorin e tretë të vitit 2020, por me një ritëm më të ulët prej –3.4%, si rrjedhojë e rikthimit në normalitet të një pjese të aktivitetit ekonomik nga heqja e masave të ashpra kufizuese.

Në tremujorin e fundit 2020, konsumi final i popullatës u përmirësua duke u rritur me 1.6% në raport me të njëjtin tremujor të vitit 2020 prej blerjeve më të mëdha në produktet ushqimore dhe në medikamente.

Lexo edhe këtë: Vetëm bukë e ilaçe; Pandemia nxit shpenzime rekord për barna në tremujorin e fundit, rriten 22-26%

Ecuria historike e konsumit, tregon se rekordi pozitiv i tre dekadave arriti në vitet 2007 dhe 2008 përkatësisht me 16.5 dhe 13.7% në vit.

Konsumi në këtë periudhë u stimulua nga rritja me ritme të larta e pagave në administratën publike dhe pensioneve nga njëra anë dhe rritjes së kreditimit dhe investimeve publike nga ana tjetër.

Por kriza e vitit 2008 e cila fillimisht nisi si një krizë e sektorit bankar, shkaktoi efekte negative menjëherë në konsum. Pas këtij viti, ritmet e rritjes së konsumit ranë më shumë se dy herë. Kjo rënie u nxit edhe nga një valë e lartë e emigrimit që përfshiu vendin në dekadën e tretë të tranzicionit. Një nga metodologjitë e INSTAT tregon se, prej vitit 2010 deri në vitin 2020, kanë ikur nga vendi më shumë se 600 mijë persona/Monitor

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI