Flash

Basha: Ulim çmimin e naftës me 24 lekë, taksa e sheshtë ndihmon të varfrit dhe jo oligarkët

Lapsi.al 1 April 2021
Basha: Ulim çmimin e naftës me 24 lekë, taksa e sheshtë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se me ardhjen në pushtet, çmimi i naftës do të ulet me 24 lekë të reja.

"Ulja e çmimit me 24 lekë të reja do të jetë vetëm një aspekt. Për këtë të jeni të sigurt se nuk kam unë asnjë sinkron të tillë. Se edhe njëherë po ju them kur thoja unë që do të heqim vizat keni ulur kokat, por sot i kemi kokat lart se vizat i kemi hequr dhe çmimi i naftës do të ulet me 24 lekë. Ky do të jetë vetëm një nga masat që do të sjelli një efekt çlirues, pozitiv për ekonominë shqiptare. Vetëm taksa e sheshtë 9% dhe ulja e sigurimeve shoqërore në 18% do të çlirojë një energji ekonomike që është ndrydhur sot”.

Basha theksoi gjithashtu se taksa e sheshtë është për shtresën e mesme dhe pagat mesatare.

“Ata që ju i quani oligarkë që gjoja paguajnë 15% ata sot në fakt marrin 2.2 miliardë euro të shqiptarëve. Ata janë një grusht njerëzish të cilët nuk i gjen pothuajse kurrë. Kjo është shumë e rëndësishme se ata rrallë herë i gjen më larg se 10 minuta larg kryeministrit, të këtij kryeministri. Ata janë ortakët e kryeministrit, ata kanë marrë vetëm kontrata publike 2.2 miliardë euro.

Pra një grusht njerëzish të cilëve ti i jep koncesione, PPP-ra, ti ju jep tendera me çmimin pesë fish të punës që duhet ë kryej mos ja qaj hallin e tij që ky po ju merrka taksa, sepse ai 15% që pretendon që i merr, ja jep 50 herë, 100 herë më shumë përmes aferave, e para. E dyta, po j’ua them dhe një herë, taksa e sheshtë funksionon për shoqërinë, funksionon për shtresën e mesme, funksionon për pagat mesatare, funksionon për njerëzit me të ardhura më të ulëta, lufton evazionin.

Rritja e taksave, po ta përsëris dhe një herë, qoftë kjo taksa e naftës apo tatim fitimi, çdo biznes dhe në veçanti bizneset e mëdha ja kalojnë dretpërdrejtë konsumatorit, pra qytetarit të thjesht, pra bukës së gojës, pra çmimit të qumështit. Hyjmë më në fund një debati thelbësor, të cilin kundërshtari do ta shmang këto 3 javë që ka mbetur nga fushata, është fare e thjesht. Taksa e sheshtë, forcon ekonominë, lufton evazionin dhe ndihmon njerëzit”.

I ftuar në emisionin “Opinion”, kreu demokrat ka prezantuar edhe një aplikacion për taksën e sheshtë, ku qytetarët do të kenë mundësi të llogarisin automatikisht përfitimet e kësaj takse. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI