Flash

Rama: Meta ka lajthitur, LSI është një çiban i politikës shqiptare

Lapsi.al 1 April 2021
Rama: Meta ka lajthitur, LSI është një çiban i

Kryeministri Edi Rama ka komentuar në emisionin “Open” përplasjet e ashpra me Metën duke thënë se janë ndarë që në fushatën e vitit 2017. Sipas Ramës, Meta ishte rrezik për reformën në drejtësi si dhe theksoi se në 2017 e konsideroi si presidentin që do të përfaqësonte opozitën, e cila ishte në çadër duke kërkuar largimin e Ramës.

“4 vjet bashkëjetesë në kushtet kur paralelisht hyri në mes reforma në drejtësi nuk janë pak. Me Ilir Metën nuk më ka ndarë kjo fushatë, duhet ta kujtoni pak, më ka ndarë fushata e 2017. Metën nuk e kam bërë unë President. E kanë bërë votat e tij. Unë nuk kam pasur votat që të bëj dikë tjetër. Unë e thashë atëherë që Meta do të ishte më i miri për opozitën, por nuk e mendoja që do të lajthiste në këtë mënyrë” – tha Rama.

Ai ka folur me tone të ashpra për LSI duke thënë se është thjesht një sistem e trung familjar që kontrollohet nga Ilir Meta.

“Sot LSI është një degjenerim. LSI është Ilir Meta, Ilir Meta, pastaj janë nja 96 vende bosh dhe vendin e 100 e ka Monika Kryemadhi. Nuk ka LSI tjetër. Në atë rreth njerëzish nuk kam asgjë personale me askënd prej tyre. LSI është një filozofi, një sistem dhe një trung familjar dhe aty nuk ka gjë tjetër, tjerat janë gjethe vjeshte e pranvere.

Për Metën kam vetëm keqardhje që është katandisur, jam gati ta ndihmoj nga ana njerëzore. Në këtë fushë e konsideroj hall të madh për këtë vend. LSI si sistem të shpërfytyruar e konsideruar një çiban. Aty është një sistem i ngritur nga Meta, i kontrolluar nga Meta, në funksion të Metës. Monika është dorëzania. Iliri shkon në presidencë, Monika ka për detyrë të drejtojë atë sistem mizerabël” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI