Flash

Meta ngre tonin: Nuk pyes as për mafien ndërkombëtare dhe as për diplomatë të korruptuar

Lapsi.al 1 April 2021
Meta ngre tonin: Nuk pyes as për mafien ndërkombëtare dhe as

Presidenti Ilir Meta ka ashpërsuar tonet në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Në studion e emisionit Log në ABC, Meta foli për një mafia ndërkombëtare dhe diplomatë të korruptuar.

“Ilir Meta nuk pyet për horrat dhe gangësterët, nuk pyet per mafien ndërkombëtare dhe as për diplomate te korruptuar. Ilir Meta mendon vetem per Shqiperine dhe per respektimin e Kushtetutës. Madje edhe sot kam një paralajmërim të prere per ta, ne veçanti per mafien ndërkombëtare, të bëjne kujdes sepse Shqiperia nuk eshte nje vend eksperimental.

Ilir Meta nuk e llogarit fare mafien ndërkombëtare. Mafia ndërkombëtare i ka të regjistruara ne telefonat e saj mesazhet e Presidentit , por dhe ballë për ballë i kam paralajmëruar: Duhet të jenë shumë të kujdesshëm me Shqipërinë dhe me shqiptarët. Shqiptarët janë zot në vendin e tyre dhe Ne, zgjidhjen do e japim vetë” – tha Meta.

“Me i rendesishem eshte procesi zgjedhor dhe jo rezultati i zgjedhjeve. Qendrimet e mia kane interes vetem vendosjen e legjitimitetit te plote te te gjitha institucioneve

Për mua nuk është e rëndësishme se kush fiton zgjedhjet, por që zgjedhjet të jenë një mundësi historike për vendin për t'u shkëputur nga kjo pengmarrje, nën shembullin e dosjeve të Shijakut dhe Dibrës. Procesi është shumë i rëndësishëm” – tha Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI