Flash

Kush ishte "mjeshtri" i modifikimit të silenciatorëve për armët e grupeve kriminale

Lapsi.al 1 April 2021
Kush ishte "mjeshtri" i modifikimit të silenciatorëve

Gjatë operacionit të sotëm RENEA sekuestroi një numër të madh armësh që përdoreshin nga një grup kriminal, ku ishin përfshirë Paris Prenga, Bledar Deda, Flor Abazi, të tre të arrestuar si edhe Sokol Gjura, i shpallur në kërkim.

Krahas armatimit, i cili ishte i viteve të fundit, policia ka sekuestruar edhe 25 cilenciatorë që përdoreshin për armë të ndryshme në shtëpinë e Bujar Jaupit. Blutë bëjnë me dije se Jaupi ishte me profesion tornitor dhe i shërbente grupit kriminal duke përgatitur për ta silenciatorët.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Bujar Jaupi, me profesion tornitor, i cili u arrestua në flagrancë, janë gjetur dhe sekuestruar 25 silenciatorë për armë të ndryshme të prodhuara nga ky shtetas në tornon që kishte në përdorim në ambientet e banesës, një pistoletë me mulli dhe qindra pjesë për modifikimin dhe riparimin e armëve të zjarrit”, - njofton policia.

Krahas silenciatorëve tek shtëpia e Jaupit, RENEA sekuestroi edhe 7 makina, 2 prej të cilave të blinduara, armë të tjera si pistoleta dhe anti-tank si edhe lëndë narkotike.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI